Fotot e doreshkrimit te Kadarese
Këto janë fotot e dorëshkrimit origjinal të veprës “Dimiri i Vetmisë së Madhe” të shkrimtarit Ismail Kadare. “ABC News” ka siguruar ekskluzivisht disa prej fotove fotove të këtij dorëshkrimi, objekti i padisë së Isamil Kadaresë dhe Nexhmije Hoxhës. Dorëshkrimi aktualisht ruhet në arkivin e shtetit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor. Ai përbëhet nga 1252 faqesh dhe është i vendosur në 7 dosje. Ashtu siç vihet re edhe nga fotot dorëshkrimi është ruajtur në gjendje shumë të mirë fakt ky i pasqyruar edhe në procesverbalin e marrjes në dorëzim të Arkivit të Sshtetit. Fotot e dorëshkrimit tregojnë se e veja e diktatorit Hoxha e ka ruajtur me shumë fanatizëm këtë dorëshkrim të cilin pretendon se shkrimtari ia ka dhuruar me dëshirën e tij. Nga ana e tij Kadare e ka mohuar t’ia ketë dhuruar dhe kërkon kthimin e dorëshkrimit origjinal përmes vendimit të Gjykatës së Tiranës. Në një intervistë për të përditshmen “Mapo”, Kadare ka deklaruar se autografet apo dedikimet në dorëshkrim, që zonja Hoxha i përmend në një intervistë, si provë të marrëdhënieve të ngushta me autorin, nuk vërtetojnë asgjë dhe nuk janë argument për asgjë. Ndërkohë avokati i Nexhmije Hoxhës, Arianit Roshi i kontaktuar nga “ABC News” shprehet se gjykata nuk duhej të ishte shprehur për masën e sigurisë pa marrë në konsideratë pretendimet në lidhje me të metat e kërkesë padisë, e cila sipas tij nuk kishte vlerën e objektit qe do të përcaktonte edhe trupin gjykues. Sipas tij padia pretendon për pronësi intelektuale ndërkohë që ligji nuk e konsideron pronësi intelektuale mjetin, e në rastin konkret dorëshkrimin. Beteja ligjore mes shkrimtarit dhe të vesë së diktatorit Hoxha për pronësinë e dorëshkrimit original të romanit “Dimri i vetmisë së madhe” do të nisë në shtator në gjykatën e Tiranës.