BE: Ne qershor, samit per anetaresimin e Ballkanit
Bashkimi Evropian ka vendosur qe ne qershor te ketij viti, ne Sarajeve te mblidhet ne nje Samit, nepermjet te cilit do te pershpejtoje integrimin e vendeve te Ballkanit ne familjen evropiane. Ne nje takim te ministrave te jashtem te 27 vendeve te bllokut, qe u zhvillua dje ne Spanje, u vendos mbajtja e ketij takimi te nivelit te larte, mbi Ballkanin, ku do te diskutohet per perspektiven evropiane te ketyre vendeve. Pas nje serie te takimeve ne Kordova, ministrat e jashtem te BE rane dakord te takohen ne Sarajeve, ne qershor, me koleget nga Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Shqiperia dhe Kosova. Qellimi i takimit do te jete per te treguar se "dera e BE do te jete gjithmone e hapur per keto vende, por duhet pershpejtohet dhe forcohet procesi i reformave integruese. Spanja, vendi qe mban ne kete vit presidencen e radhes te BE se bashku me Italine, kane propozuar nje takim te nivelit te larte midis perfaqesuesve te Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perendimor ne muajin qershor. Takimi do te jete ne Sarajeve dhe do te permbyllet me nje liste masash qe do te do te duhet te ndermarre cdo shtet ne kuader te integrimit evropian. Ne deklaraten e perbashket, thuhet se vendet e Ballkanit do te duhet te fukosohen ne pershpejtimin dhe perforcimin e reformave. Dy shefat e diplomacise, te cilet ndodhen ne takimin e ministrave te jashtem te BE, ne Kordoba te Spanjes, u shprehen se qellimi i ketij takimi do te jete perforcimi i perspektives evropiane dhe rajonit. Ne deklaraten nga Moratinos dhe Fratinit, vihet ne dukje se Bashkimi Evropian ka perballe vendet qe kane nje demokraci te konsoliduar dhe ekonomi te permiresuar, pavaresisht krizes financiare boterore. Sic shprehen ata, blloku 27-anetaresh do t'u tregoje se jane te rendesishem per Evropen. Teksti i paraqitur nga Spanja dhe Italia moren mbeshtetjen unanime te te gjithe ministrave te jashtem te BE, te mbledhur ne Cordoba. Deri me tani kane marre statusin e vendit kandidat, Kroacia dhe Maqedonia, ne nje kohe qe Shqiperia ka aplikuar dhe pas dorezimit te pyetesorit me pergjigjet, do te prese vleresimin nga Brukseli. Nderkohe qe ministri i Jashtem Italian, Frako Fratini, qe ne vjeshte te vitit te kaluar e ka kerkuar kete samit te nivelit te larte per integrimin e vendeve te Ballkanit, duke bashkuar ne kete rast dhe nismen me homologun e tij slloven. "Italia ka mbeshtetur gjithnje idene, se BE duhet te zgjeroje hapesirat e saj, duke futur ne kete union edhe vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo per arsyen se stabiliteti i rajonit, eshte ngushtesisht i lidhur me progresin drejt Bashkimit Evropian", u shpreh Frattini. Ai ka kembengulur qe kerkesa e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE duhet te miratohet brenda kesaj vere. Nga ana e tij, ministri i Jashtem suedez, Karl Bild eshte shprehur se "BE, rrezikon te humbase besueshmerine e tij dhe te ndikoje ne paqendrueshmerine politike ne Ballkan, ne rast se nuk afron anetaresimin e vendeve te rajonit".