E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbarkojne ne Libi Sarkozy e Cameron takime ne Tripoli

Lufta nuk ka mbaruar ende në terren por Europa mbetet e angazhuar  në rindërtimin e Libisë.  Presidenti francez Nikola Sarkozi  mbërriti në Tripoli të parët zyrtarë të lartë që  vizitojnë vendin që prej përfundimit të sundimit të pushtetmbajtësit libian, Muammar al-Gaddafi. Sipas të dhënave të Këshillit të përkohshëm kombëtar, presidenti francez Nicolas Sarkozy shoqërohet  nga  kryeministri britanik David Cameron aleati më i ngushtë që nga fillimi i luftës në Libi.

Përsa i përket cështjes së Libisë, Franca është kthyer në udhëheqëse të diplomacisë  ndërkombëtare. Fillimisht duke  njohur këshillin tranzitor, duke ndërhyrë në terren e  më pas  duke organizuar dhe konferencën e paqes në Paris më 1 shtator. Mediat franceze njoftojnë liderat perëndimorë gjatë vizitës së tyre do të shkojnë edhe në bastionin e kryengritësve, Bengasi. Kreu i Këshillit të përkohshëm libian, Mustafa Abdul Xhalil, kishte kërkuar për luftën kundër ithtarëve të Gadafit furnizim me armë. Xhalil tha për televizionin britanik BBC se luftëtarët e Këshillit të Përkohshëm kanë nevojë për armë në zonat, që kontrollohen ende nga besnikët e Gaddafit.  

Prej disa ditësh tashmë  lufta ka qenë e ashpër në Bani Ualid e Sirte. Rebelët u kanë bërë thirrje  civilëve të largohen nga qytetet ndërsa lajmërojnë për goditje finale. Në qytetin  në mes të shkretëtirës në Bani Ualid  sipas  burimeve ushtarake të rebelëve janë rreth 1200 besnikë të Gheddafit  që luftojnë ende. Gadafi, vendndodhja e të cilit mbetet e panjohur, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbrojë vendlindjen e tij Sirte – e cila vazhdon të kontrollohet nga besnikët e tij – nga, siç i ka quajtur ai, mizoritë e NATO-s.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›