E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgenjen Interi mundet nga Trabzonspor

Një Inter konfuz, pa ide dhe në të njëtën kohë i pafat zhgënjen sërish. Pas humbjes në kampionat, zikaltërit dorëzohen edhe në Ligën e Kampioneve, duke u mundur 1-0 nga turqit e Trabzonspor, që kanë dhuruar surprizën e madhe në mbrëmjen e dytë të ndeshjeve në grupet e Champions. 

Një gol i Celustka në minutën e 76-të ka vulosur disfatën e Interit, që në fund duhet të qajë rastet e shpërdoruara nga sulmuesit zikaltër. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Lille ka barazuar 2-2 me CSKA të Moskës. Një rast i sfumuar për francezët që pas avantazhit të dyfishtë i lejuan kundërshtarëve të tyre të dilnin me një pikë nga kjo sfidë. Dhurojnë spektakël dhe ndahen në barazim 1-1 Manchester City dhe Napoli, me italianët që i shkojnë shumë pranë fitores me epërsinë e golit të Kavanit.

Nuk dorëzohen anglezët që do të barazonin rezultatin me Kolarov, duke i shpëtuar humbjes në shtëpi. Nuk zhgënjen Bajerni i Mynihut, që ka marrë kryesimin e grupit të ferrit, pas fitores 2-0 në fushën e Villareal. Toni Kros dhe Rafinja kanë firmosur me golat e tyre suksesin e bavarezëve, që konfirmojnë veten si forca e parë e grupit A. Fiton megjithëse me vuatje Reali i Madridit. Sfida e Zagrebit kundër vendasve të Dinamos parashikohej si një shëtitje për Jose Mourinhon, por kthehet në një makth të vërtetë për madrilenët që kanë marrë kryesimin  grupit D, falë golit të Di Marias, por edhe barazimit 0-0 në ndeshjen tjetër mes Ajaksit dhe Lionit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›