E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbatimi i marrëveshjes, delegacionet e dy vendeve takohen sot në Bruksel

Sot në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë diskutimet mbi planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që u arrit në bisedimet e 19 prillit të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja 15 pikëshe e negociuar ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve, u siguron serbëve në veriun e Kosovës përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë.

Delegacioni i Prishtinës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ndërsa ai i Beogradit nga këshilltari politik i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriç.

Raundi i parë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes ka përfunduar para dy javëve pa ndonjë marrëveshje mes palëve.

Këto bisedime në Bruksel udhëhiqen nga drejtori për zgjerim i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›