Makinat e bllokuara, “mbytet” oborri i Drejtorisë së Policisë
01/02/2011 Janë rreth 300 mjete dhe 40 motorë. Nuk ka ligj për shitjen e tyre me ankand
FIER- Oborri i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier është shndërruar në një “parking” gjigand të makinave të bllokuara në këto 12 vitet e fundit. Sipas strukturave të Policisë Rrugore të komisariatit të policisë së Fierit, deri tani numri i makinave të bllokuara ka arritur në 200, ndërsa janë shtuar edhe numri i motoçikletave që ka arritur në 40.
Makinat
Nuk ka një hapësirë ligjore për të vendosur në lirimin e oborrit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier nga makinat e bllokuara. Numri i këtyre automjeteve sa vjen e rritet, ndërsa oborri është mbushur dhe nuk ka më asnjë hapësirë të lirë për t’i vendosur këto makina të bllokuara nga trafikantë të ndryshëm dhe shkelës të ligjit. Sipas përfaqësuesve të policisë rrugore, ky numër është rritur në 50% në këto 2 vitet e fundit, duke u bërë një problem serioz, pasi nuk ka më asnjë metër territor të lirë, aq sa në një të ardhme të afërt nuk do të ketë më vend për makina të tjera. Makinat e bllokuara vijnë për shkak të veprave të ndryshme penale që kanë kryer pronarët e tyre apo dhe vijnë nga sektorë të tillë si krimi ekonomik, antidroga, qarkullimi rrugor dhe shumica prej drejtuesve kanë bërë aksidente. Dosjet kanë shkuar në Prokurori dhe deri sa të mbarojë çështja, makinat rrinë të bllokuara në oborrin e komisariatit. Mjete të tjera janë për mungesë dokumentacioni dhe drejtuesit e tyre nuk vijnë për të marrë makinat. Ata i kanë fletat e gjobave të arkëtuara, të ruajtura dhe në një kohë të caktuar kur drejtuesi i mjetit të vijë të paraqitet, ai do të shlyejë të gjitha detyrimet që i takojnë shtetit dhe më pas do të marrë automjetin. Në Kodi Rrugor ekziston një nen, i cili parashikon deri në 3 muaj bllokimin e mjetit dhe nëse ky mjet nuk shlyen detyrimet, atëherë ai konfiskohet dhe bëhet shitja e tij në ankand dhe të shlyhen në këtë mënyrë detyrimet e shtetit, por deri tani ky ligj nuk ka dalë ende. Kanë qenë të
shpeshta edhe tentativat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fierit për lirimin e kësaj sipërfaqeje prej 2500 m2, madje deri edhe në Ministrinë e Rendit, por deri sa nuk ekziston një ligj për nxjerrjen e tyre në ankand, situata nuk ka për të ndryshuar. Ato do të kalben në këto mjedise”. Vitin e kaluar për shkak të zhvillimit të tenderave janë larguar shumë automjete nga “parkimi gjigand” i oborrit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, ndërsa në vitin 2010 numëroheshin në oborr rreth 690 automjete dhe motoçikleta.