E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulimi i Pentagon, Bin Laden, një lider i tradhtuar

TIRANE-Një lider i alarmuar për gabimet që po bënin ‘vëllezërit’ e tij në Irak e Jemen. Ky është imazhi i Osama Bin Laden, i izoluar, i shqetësuar dhe zhgënjyer, kështu tregohet ne letrën e shkruar në vitin 2010 për mbështetesit e tij.

Letra është një ndër 17 dokumenta të shkruara në vitet 2006-20011, një ndër to u gjet dhe në banesën ku ai u vra. Letra ishte publikuar online dhe në Qendrën e Antiterrorizmit në West Point.

Dokumenti i bërë publik dhe nga Pentagoni tregon se vitet e fundit, lideri terrorist ka asistuar në debate dhe zhvillime që kanë sjellë edhe ndarje në organizatë sidomos per mënyrën sesi të menaxhoheshin e stërvisnin grupet e reja në vende të largëta që nuk pranonin shumë disiplinë dhe nuk zbatonin urdhrat nga lart.

Bin Laden shprehej i zhgënjyer për këto zhvillime dhe irritohej për sulmet që u bëheshin muslimanëve. Ai u bënte thirrje atyre që të përqëndroheshin më shumë tek sulmet kundër SHBA dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Një ndër eksponentët e gardës së vjetër ishte dhe Adam Gadahn, një 33-vjecar kalifornian që për vite të tëra u bë zëdhënësi i Al Qaeda në SHBA dhe zëri i kërcënimeve të Bin Laden kundër Perëndimit. Ai së bashku me mbështetës të tjerë i bënte apel shefit që të përgenjeshtronte publikisht ekzistencën e grupeve të tjera që refuzonin t’i qëndronin besnik linjës së organizatës.

Këto dëshmojnë një pjesë të vogël të Bin Laden sepse shumë sekrete u zhdukën së bashku me trupin e tij. Këto letra dhe disa disqe u morën nga Navy Seal ku ekspertët e inteligjencës thonë se kanë gjetur thesarin më të madh që nga nisja e luftës kundër terrorizmit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›