OSBE: Rreth 110 mijë serbë të Kosovës do votojnë më 6 maj
PRISHTINË- Rreth 110 000 serbë të Kosovës do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe legjislative serbe që do të zhvillohen të dielën në qendrat e votimit të vendosura në Kosovë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, bëri të ditur zyra e OSBE-së.
"Ne kemi rreth 110 000 zgjedhës të regjistruar për zgjedhjet serbe presidenciale dhe parlamentare'', deklaroi për shtypin, Werner Almhofer, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.
OSBE-ja është përfshirë vetëm në këtë proces votimi ditën e zgjedhjeve'', nënvizoi Almhofer duke shtuar se numërimi i votave do të bëhet jashtë territorit të Kosovës, në Raska dhe Vranje, qytete të Serbisë vendosur pranë kufirit me Kosovën.
Sipas OSBE-së, rreth 90 qendra votimi do të hapen të dielën në Kosovë. Autoritetet serbe vendosën zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale, legjislative dhe bashkiake më 6 maj.
(er.nu/BalkanWeb)