Balerina me këmbë protezë që frymëzon shumë njerëz
SHBA - Një balerinë adoleshente në Teksas ka një këmbë protezë dhe vallëzon më mirë sesa shoqet e saj me dy këmbë. Aftësia e Miranda Cochran si balerinë sfidon dhe frymëzon shumë njerëz.
Ajo u lind pa këmbën e majtë, por kjo nuk e pengoi që të mësonte për të kërcyer me një këmbë protezë. Miranda thotë se shpesh harron se këmba nuk është e saja. Ajo ka fituar shumë trofe, duke konkurruar me vajza që i kanë të dyja këmbët e veta.
"Është vetëm një e metë e imja. Ndonjëherë mendoj se është mirë sepse nxit për të punuar. Më bën të jem mirënjohëse për aq sa kam, qoftë edhe një këmbë protezë", -shprehet balerina.
Karrie Cohcran, e ëma e Mirandës, thotë se zgjodhi për ta rritur vajzën e saj duke e ushqyer me një filozofi që sot është duke dhënë rezultat.
"Mos e shiko veten me keqardhje, dhe kurrë mos hiq dorë nga synimi", thotë Karrie Cochran. "Kurrë nuk e kam lejuar që këmbën e saj protezë t'a përdorë si justifikim."- tregon e ëma.
(er.nu/voa/BalkanWeb)