E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renzo Bossi: Boll me gënjeshtra, dua të gjej punë

ROME-Por pavarësisht skandalit të shpërthyer për diplomën, Renzo Bossi mendon për të ardhmen. “Dua të vazhdoj të studioj, të gjej një punë dhe të ndërtoj të ardhmen time”, shprehet djali i Umberto Bossi të Lega Nord-it për Vanity Fair.
“Të punoj murator, bujk, vetëm të rri jashtë. Dy vjet me kollare ishin tepër”, thotë Renzo duke shtuar se për të janë thënë shumë gënjeshtra.

"Gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra. Gjithmonë kam paguar nga xhepat e mi. Gazetat kanë shkruar për mua shumë falsitete, që nga makina e BMW që thanë se e bleva me paratë e Lega-s, dhe unë kam dëshmuar që e kam blerë me lekët e mia nga llogaria ime personale” .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›