E Diel, 1 Nëntor 2026

Vula kundrejt parave, pranga 2 policëve të Kakavijës

GJIROKASTER-Dy punonjës policie të doganës së Kakavijës janë arrestuar sot nën akuzën e korrupsionit, kurse një biletashitës si bashkëpunëtor në veprën penale. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se ka qënë një aksion i skuadrës së antikrimit të këtij qyteti që po hetonte veprimtarinë kriminale të efektivëve Ylli Hoxha dhe Brisilda Biraci në doganën e Kakavijës. Dyshohet se policët vulosnin vula kundrejt parave. Si bashkëpuntor dhe ndihmës kryesor në këtë veprimtari, shërbenteshtetasi Spiro Cami, biletashitës në Gjirokastër. Të tre personat ndodhen nën arrest.
Polciia vertetoi se Hoxha e Biraci vulosnin vula në pasaportat e qytetarëve qe lëjonin daljen jashtë kufirit kundrejt shumave të konsiderushme të parave. Cami ishte personi ndermjetes qe ndohmonte BIracin e Hoxhen.
Si prove policia ka sekuestruar shumat në para rreth 1 200 euro dhe 50 mijë lek që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›