Zbulohen 3 depo me armatim ne Tirane
Redinalda Caushaj
Kryeqyteti shqiptar gjendet i rrethuar nga tre depo te mbushura me municione. Pas tragjedise se Gerdecit, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka urdheruar inspektimin e te gjitha depove ne vend. Dje eshte dorezuar edhe nje raport nga drejtuesit e tre depove per ne Shtabin e Pergjithshem dhe ne dikasterin e Mbrojtjes, ku flitej per disa mijera tone municione qe rrezikojne Tiranen dhe qe duhet te hiqen sa me shpejt per te shmangur nje tragjedi te dyte. Mesohet se depot jane te vendosura ne Shmil, Qafe-Molle dhe Ndroq. Mesohet se ne relacion kerkohet heqja urgjente e dhjetera tone municionesh, pasi gjenden shume prane zonave te banuar ne keto fshatra. "Depot jane te siguruara dhe te ruajtura me sherbim 24 oresh, por kane rrezikshmeri te larte per banoret, sepse gjenden shume prane fshatrave", thuhet ne raportin e perfunduar te ushtarakeve.
Kontrolli eshte kryer nga ushtarake eksperte te caktuar nga Ministria e Mbrojtjes. Mesohet se inspektimi eshte bere me shtrirje nga veriu ne jug te Shqiperise dhe ka rezultuar se ne vendin tone, e pikerisht ne te 26 zonat ku gjenden depo te ndryshme, ka sasi te medha municionesh, qe zyrtarisht eshte deklaruar se jane 98 mije tone. Dhe per te shmangur nje Gerdec te dyte, ushtaraket kane kerkuar ne raportin e perpiluar, largimin urgjent te municioneve qe kane rrezikshmeri te larte, pasi gjenden afer zonave te banuara. Ky relacion i perfunduar diten e djeshme i eshte vene ne dispozicion Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise. Sipas raportit, mesohet se ne afersi te qytetit te Tiranes ndodhet nje sasi municionesh shume e madhe, e cila gjendet prane zonave te banuara. Burime zyrtare thane, per gazeten "KJ", se tre depot e zbuluara gjenden ne fshatrat Shmil, Qafe-Molle dhe Ndroq. Ekspertet, te cilet kane bere kete kontroll ne depo, japin alarmin se te gjitha municionet ndodhen nen kontrollet e forcave ushtarake permes sherbimeve 24-oreshe, por qe, gjithsesi, perbejne rrezikshmeri te larte. Dokumenti shumefaqesh zbulon 26 zonat, ne te cilat edhe jane strehuar municionet dhe armatimet, nga ku tre depot e Tiranes duhet te boshatisen menjehere.
Pritet qe pas vleresimit te raportit, qe gjendet ne duart e krereve te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, te vendoset se cfare do te behet me dhjetera tone municione qe ndodhen ne kete zone dhe qe, sipas rregullave ushtarake, duhet te jene larg zonave te banuara. Nuk dihet ende se cfare masash do te merren nga ana e Shtabit te Pergjithshem ne lidhje me keto municione dhe transferimin per te evituar edhe rrezikshmerine e tyre. Nderkohe qe kryeqyteti ndodhet i "minuar" nga municionet te qe cilesohen po aq te rrezikshme sa edhe ato qe demontoheshin ne fabriken e Gerdecit. Raporti, i cili eshte pergatitur me imtesi do te krahasohet edhe me raportet e tjera qe ka pasur ministria ne dispozicion kohet e fundit dhe levizjen e mjeteve te ushtrise me ngarkesa para tragjedise se 15 marsit. Burime zyrtare thane se ky verifikim pritet te sjelle edhe nje ide te qarte te sasive te armeve qe kane dale nga keto depo, por edhe do te ndihmoje prokurorine ne verifikimin e pistes se ngritur ne lidhje me nje trafik te mundshem. Aktualisht ende nuk eshte zbardhur nje shifer per transportin e municioneve drejt Gerdecit, duke bere qe hetimet te ngecin. Por, nga ana tjeter, grupi hetimor nuk ka arritur te zbuloje nese ka pasur trafik te tyre drejt vendeve te tjera. Nderkohe qe, mesohet se Shtabi ka kryer inspektime edhe ne qytetet e Beratit, Vlores, Fierit, Qafe-Shtames dhe Elbasanit. Keshtu jane cilesuar si me emergjente levizjet e municioneve nga depot e Grizes ne Fier, apo predhat e mbetura ne qytetin bregdetar te Vlores, pasi gjenden ne nje zone turistike. Ne perfundim te vleresimit te raportit, pritet te jepet nje urdher per levizjen e mjeteve luftarake me anen e makinave te ushtrise dhe sistemimin e tyre ne vende me te sigurta, si tunele, ku nuk rrezikohet jeta e banoreve te zonave te ndryshme.