Grupi hetimor, analize ne prokurori per dosjen
Grupi hetimor ka bere nje analize te radhes ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Provat dhe pistat e arritura deri me sot kane kaluar serish ne "siten" e prokuroreve te ceshtjes, ndersa mesohet se eshte diskutuar per ecurine e metejshme te dosjes dhe veprimet qe do te kryhen. Edhe pse dosja, e cila u transferua nga Prokuroria e Tiranes per arsye te mos kompetences se saj, pasi dyshoheshin shkelje nga ana e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ky i fundit nuk eshte thirrur ende te jape shpjegime. Madje, nuk eshte marre asnje mase nga grupi hetimor ne lidhje me provat e zbuluara nga Prokuroria e Tiranes, e cila shpalli mos kompetencat. Per dy jave me radhe, jane kryer vetem rimarrje ne pyetje te zyrtareve te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise. Hetuesit jane mbledhur dje ne katin e trete te Prokurorise se Pergjithshme, ku kane diskutuar deri ne oret e vona te pasdites. Por, detaje rreth rezultateve te analizes nuk u dhane per shkak te ceshtjes, ndersa mesohet se do te vazhdohet me thirrjen e deshmitareve deri ne nje faze te dyte dhe pritjen e analizave te kampioneve te dheut e municioneve te marra nga krateri ne Gerdec. Kane kaluar 39 dite nga tragjedia e Gerdecit dhe hetimet jane perqendruar ne shtate pista, te cilat nuk jane zbardhur ende, ashtu sikurse shkaku i shperthimit te 15 marsit qe shkaktoi 26 viktima.