E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen 88 kufoma në një varr në Meksikë

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 18:30

Është ngritur në 88 numri i trupave të pajetë, të gjetura në një varr masiv në Meksikën veri-lindore.

Hetuesit zbuluan edhe 16 trupa të tjerë në krahinën e Tamaulipasit, në qytetin San Fernando, në afërsi të kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet deklaruan se 16 persona janë prangosur si të dyshuar për masakrën masive.

Njëri prej të ndaluarve ka pohuar se ka vrarë me dhjetëra persona që udhëtonin në zonë me autobus apo me makinat e tyre.

Në të njëjtën zonë, vitin e shkuar u zbulua varri i përbashkët i 72 emigrantëve amerikano-jugorë, të vrarë nga kartelet e drogës pasi refuzuan t’u bashkoheshin atyre për të transportuar drogë në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›