Konfiskohen 28 mijë euro nga një shtetas grek
Doganierët e Maqedonisë kanë konfiskuar 28 mijë euro nga dy shtetas grek, të cilët nuk kishin lajmëruar sasinë e parave pranë autoriteteve kufitare.
Konfiskimi i parave ndodhi sot në vendkalimin kufitar Bogorodicë në kufirin Maqedoni-Greqi.
Sipas njoftimit të doganave, dy shtetas grek me një veturë me targa bullgarë kanë theksuar se nuk kanë asgjë për të lajmëruar, pasi që ishin pyetur nga autoritetet doganore. Gjatë kontrollit më pas të makinës, çantën personale të shoferit janë gjetur 38 mijë euro.
Në bazë të ligjit për devizat, 10 mijë euro i janë kthyer shtetasit grek, në bazë të ligjit që lejon të posedojë vlerën e nevojshme të parave të palajmëruara, ndërsa sasia tjetër e parave është konfiskuar përkohësisht dhe pritet të shqiptohet përgjegjësi penale ndaj shtetasit grek. (INA)