Qeverite fillojne te analizojne permbajtjen e mesazheve ne Wikileaks
Qeverite kudo ne bote kane filluar te analizojne permbajtjen e mijera mesazheve te klasifikuara qe ambasadat e ndryshme amerikane dergonin ne Uashington. Shtetet e Bashkuara deklaruan se do te ndjekin ligjerisht cdo person pergjegjes per nxjerrjen e ketyre te dhenave te publikuara ne faqen Wikileaks.
Ne Londer dhe ne kryeqytete te tjera te botes titujt e lajmeve i shkaktuan dhimbje koke Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te tyre.
Mesazhet e para sekrete nga me teper se 250000 te tilla qe ambasadat amerikane i dergonin Uashingtonit u botuan ne disa gazeta. Permbajtja e tyre nese eshte e vertete ne disa raste duket se mund te sjelle deme te prekshme. Ja si shprehet Bob Ayres ish-oficer i zbulimit amerikan.
Shume prej tyre perserisin ate qe ne tashme dime per shembull se ne Afganistan ka korrupsion ose qe Shtetet e Bashkuara perpiqen te dergojne njerez nga Guantanamoja ne vende te tjera. Kjo nuk perben lajm. Por vec kesaj ka edhe gjera me shume interes qe ndoshta do te donim ti analizonim pak me thelle.
Mes tyre thote zoti Ayres eshte pretendimi se Sekretarja e Shtetit Clinton i ka udhezuar diplomatet amerikane te pergjojne delegacionet e tjera ne OKB.
Kjo eshte e palejueshme dhe ketu Shtetet e Bashkuara e kane kaluar kufirin.
Pardje Sekretarja Clinton dha kete pergjigje
Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje te thelle per nxjerrjen e cdo informacioni qe duhet te ishte konfidencial duke perfshire bisedat private mes homologeve dhe vleresimet personale te diplomateve tane. Dua ta bej te qarte se politika jone e jashtme zyrtare nuk vendoset nga keto mesazhe por ketu ne Uashington.
Shume prej udheheqesve te permendur ne mesazhe jane mbledhur ne kryeqytetin e Libise Tripoli per nje samit evropiano-afrikan.
Ne mesazhe Kryeministri italian Silvio Berlusconi pershkruhet si i papergjegjshem dhe vanitoz ndersa udheheqesi libian Gadafi si dikush qe gjithnje shoqerohet nga nje infermiere ukrainase seksi.
Por vemendjen me te madhe e kane terhequr komentet me pak personale por qe mund te shkaktojne deme konkrete.
Thuhet se nje numer vendesh arabe u kane kerkuar Shteteve te Bashkuara te sulmojne Iranin per te mos lejuar qe ai te kete armen berthamore.
Ne mesazhe te tjera thuhet se ushtria amerikane ka ndermarre goditje ajrore kunder objektivave te Al-Kaedes ne Jemen. Qeveria jemenase kishte deklaruar me pare se sulmet ajrore i kishte ndermarre ushtria e saj.
Ja cthote Christopher Meyer ish-ambasador i Britanise ne Shtetet e Bashkuara.
Mendoj se eshte bere njefare demi por pergjithesisht nxjerrja e mesazheve i ve ne pozite te veshtire amerikanet disa udheheqes dhe disa vende por le te shohim se cdo te ndodhe ne dite e ardhshme sepse do te kete te tjera.
Analisti i zbulimit te ushtrise amerikane Bradley Manning ndodhet ne arrest qe nga muaji maj nen akuzat se ka shperndare dokumente sekrete dhe mund te nxirret para gjyqit ushtarak. Prokurori i Pergjithshem Eric Holder thote se hetimet penale rreth ceshtjes jane ne vazhdim e siper.
Shefi i Shtatmadhorise Amerikane Mike Muler pohon se demi i shkaktuar nuk mund te nenvleresohet.
Jetojme ne nje bote ku nje e dhene e vogel mund ti shtohet nje rrjeti informacioni duke zbuluar nje te care te re.
Ne kete rast nuk kemi te bejme me pak por me 250 mije mesazhe disa prej te cilave sekrete te cilat tani e gjithe bota mund ti shikoje ne internet.