Zbulohen edhe dy kufoma në Costa Concordia

Dy trupa të tjerë janë gjetur në bordin e anijes turistike 'Costa Concordia'. Një prej viktimave është një 30-vjeçare italiane, e cila ndodhej në anije në udhëtimin e saj për muajin e mjaltit.
Deri më tani bilanci i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 22 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ndërkohe, operacioni i mbledhjes së karburantit nga Costa Concordia ka nisur në orën 6 të mëngjesit të së martës. Do të realizohet heqja e 2400 tonelatave karburant, të cilët janë një rrezik evident për zonën e kësaj pjese te Italisë.
Deri të mërkurën parashikohet që të realizohet vendosja e aparaturave nën ujë dhe pompimi i naftës mendohet të nisë ditën e shtunë. Megjithatë, kërkimet për të gjetur të zhdukur të tjerë nuk do të ndalojnë.