E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës: Përpjekjet për të hedhur baltë mbi PD, të dështuara

TIRANE -  Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha iu përgjigj deklaratave të fundit të kryetarit të opozitës për përçarjen e të djathtës, duke theksuar se “përpjekjet për të hedhur baltë mbi PD-në do të mbeten të dështuara.”

Sipas kryeministrit, Rama po përpiqet të bëhet arkitekt i të djathtës kur vazhdon ta çojë të majtën nga disfata në disfatë.

“Rama ka hall kujt do t’ka hedhë Bamirin në prehër. Pasi e detyroi të votojë, tani e ka kapë halli se në ç’ferrë do ta vendosë. Unë i them Ramës se viti i themelimit të PD-së, ka një histori, kanë dështuar të gjithë ata të cilët janë përpjekur tu servirin sapunin për djathë. Se atë faqeziun nuk votoi për shkarkimin nga KLD-ja, sepse nuk guxonte të votonte, partitë Portokalli. Tani derdh lot krokodili se po përçahet e djathta. Komenti më i mirë për të gjitha këto është no koment.”- u shpreh Berisha.

Prej disa ditës kryetari i opozitës po flet në media për një ndarje të PD-së në tre pjesë. Në një editorial të publikuar dy ditë më parë Rama shkruan: “Çarja në tresh e PD-së është një fakt që ka çoroditur ende më keq qeverinë dhe komunikimin me publikun të shumicës së mbetur në qeveri. Lufta "vëllavrasëse" në kampin e djathtë sapo ka nisur. Përpjekja e dëshpëruar e kryeministrit për ta shpëtuar nga mbytja në detin e korrupsionit anijen e vet të mbingarkuar me plaçkën e piraterisë qeveritare, ka në shënjestër dy rebelët që kanë marrë pas vetes dy PD-të e shkëputura prej trupit të rrënuar të PD-së së tij. Eshtë një luftë e re brenda llojit ku vëllezërit e djeshëm janë bërë armiq të betuar të njëri-tjetrit.”

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Çmimet e telefonatave, Berisha: U harrua shprehja “më bëj një zile”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›