Bajerni, "Ok" Riberisë te Reali
Franc Bekenbauer ka dek
laruar se Frank Riberi mund
të largohet nga Bajerni i Mynihut
gjatë merkatos së verës, për
t‘u bërë pjesë e Realit të Madridit.
Sipas presidentit të bavarezëve,
klubi nuk do të krijojë asnjë
pengesë, nëse francezi dëshiron
vërtet të transferohet në "Santiago
Bernabeu". Reali është në "pole
position", nëse në krye të klubit
madrilen rikthehet Florentino
Perez. Njeriu që ndërtoi skuadrën
"galaktike" do t‘i kërkojë Zinedin
Zidanit që të bindë Riberinë për
t‘u bërë pjesë e "merengues".
"Nëse Riberi dëshiron të transferohet
te Reali, rruga do të jetë e lirë",
deklaroi drejtuesi i Bajernit për radiostacionin
"Premiere". "Ne do të
bëjmë gjithçka që të mos e humbasim
këtë futbollist, por edhe pse
është nën kontratë deri në vitin
2011, nuk përjashtohet fakti se ai
mund të largohet përpara kohe.
Klubet nuk mund t‘i mbajnë
lojtarët kundër dëshirës së tyre,
sepse në fund, ‘beteja‘ të tilla fitohen
gjithmonë nga sportistët. Pra,
nëse ai kërkon vërtet Madridin,
përse të mos e lejojmë?".
Por, nëse nga merkato vijnë
lajme pozitive, e njëjta gjë nuk
mund të thuhet për ambientin në
klubin spanjoll. Ngërçeve institucionale
dhe lojës pa shkëlqim i
shtohen edhe pakënaqësitë e futbollistëve.
Në krye të kësaj liste
është sulmuesi Klas-Jan Huntelar.
Holandezi u bë pjesë e Realit përpara
68 ditësh, duke i kushtuar
klubit 20 milionë euro, por tashmë
ai kërkon të largohet. Përveçse
është lënë jashtë listës së lojtarëve
për në Ligën e Kampioneve, ai aktivizohet
me "pikatore" edhe në La
Liga. Në gjashtë ndeshje të kampionatit
gjatë vitit 2009, 25-vjeçari
ka luajtur vetëm tri herë, një
ndeshje si titullar, për një total prej
151 minutash (pa shënuar asnjë
gol). Gazeta AS publikoi disa fjalë
të lojtarit me miqtë: "Nuk mund
ta duroj më këtë situatë. Ata (Reali)
më lanë jashtë Championsit
dhe nuk më aktivizojnë as në kampionat.
Huande (Ramos) nuk ka
besim tek unë. Dua të largohem
nga Madridi". I menjëhershëm
ishte reagimi i menaxherit të
"Gjahtarit": "Djaloshi nuk ka
thënë asnjëherë se kërkon të largohet,
tha Arnold Osteveld. Folëm
dhe ai përgënjeshtroi këto zëra".
Një lojtar tjetër që mendon të largohet
është Gabriel Hainze.
Mbrojtësi zbuloi dëshirën për t‘u
rikthyer te PSG, skuadër ku luajti
në periudhën 2001-2004. "Ndihem
krenar që PSG është rikthyer
në nivele të larta. E dashuroj këtë
klub dhe shpresoj që një ditë të
rikthehem atje, për të dhënë kontributin
tim. Gjithsesi, nuk kam
pasur asnjë kontakt", tha Hainze.
laruar se Frank Riberi mund
të largohet nga Bajerni i Mynihut
gjatë merkatos së verës, për
t‘u bërë pjesë e Realit të Madridit.
Sipas presidentit të bavarezëve,
klubi nuk do të krijojë asnjë
pengesë, nëse francezi dëshiron
vërtet të transferohet në "Santiago
Bernabeu". Reali është në "pole
position", nëse në krye të klubit
madrilen rikthehet Florentino
Perez. Njeriu që ndërtoi skuadrën
"galaktike" do t‘i kërkojë Zinedin
Zidanit që të bindë Riberinë për
t‘u bërë pjesë e "merengues".
"Nëse Riberi dëshiron të transferohet
te Reali, rruga do të jetë e lirë",
deklaroi drejtuesi i Bajernit për radiostacionin
"Premiere". "Ne do të
bëjmë gjithçka që të mos e humbasim
këtë futbollist, por edhe pse
është nën kontratë deri në vitin
2011, nuk përjashtohet fakti se ai
mund të largohet përpara kohe.
Klubet nuk mund t‘i mbajnë
lojtarët kundër dëshirës së tyre,
sepse në fund, ‘beteja‘ të tilla fitohen
gjithmonë nga sportistët. Pra,
nëse ai kërkon vërtet Madridin,
përse të mos e lejojmë?".
Por, nëse nga merkato vijnë
lajme pozitive, e njëjta gjë nuk
mund të thuhet për ambientin në
klubin spanjoll. Ngërçeve institucionale
dhe lojës pa shkëlqim i
shtohen edhe pakënaqësitë e futbollistëve.
Në krye të kësaj liste
është sulmuesi Klas-Jan Huntelar.
Holandezi u bë pjesë e Realit përpara
68 ditësh, duke i kushtuar
klubit 20 milionë euro, por tashmë
ai kërkon të largohet. Përveçse
është lënë jashtë listës së lojtarëve
për në Ligën e Kampioneve, ai aktivizohet
me "pikatore" edhe në La
Liga. Në gjashtë ndeshje të kampionatit
gjatë vitit 2009, 25-vjeçari
ka luajtur vetëm tri herë, një
ndeshje si titullar, për një total prej
151 minutash (pa shënuar asnjë
gol). Gazeta AS publikoi disa fjalë
të lojtarit me miqtë: "Nuk mund
ta duroj më këtë situatë. Ata (Reali)
më lanë jashtë Championsit
dhe nuk më aktivizojnë as në kampionat.
Huande (Ramos) nuk ka
besim tek unë. Dua të largohem
nga Madridi". I menjëhershëm
ishte reagimi i menaxherit të
"Gjahtarit": "Djaloshi nuk ka
thënë asnjëherë se kërkon të largohet,
tha Arnold Osteveld. Folëm
dhe ai përgënjeshtroi këto zëra".
Një lojtar tjetër që mendon të largohet
është Gabriel Hainze.
Mbrojtësi zbuloi dëshirën për t‘u
rikthyer te PSG, skuadër ku luajti
në periudhën 2001-2004. "Ndihem
krenar që PSG është rikthyer
në nivele të larta. E dashuroj këtë
klub dhe shpresoj që një ditë të
rikthehem atje, për të dhënë kontributin
tim. Gjithsesi, nuk kam
pasur asnjë kontakt", tha Hainze.