Inter-Eto‘o, rilind dashuria
Nuk është një e re absolute,
as ndonjë zbulim i jash
tëzakonshëm dhe i papritur.
Por, që prej disa kohësh, ka rilindur
dashuria mes Interit dhe kamerunasit
Samuel Eto‘o. Me dopjetën
e shënuar ndaj skuadrës së
Sporting Gijon, sulmuesi i katalanasve
ka arritur kuotën e 21 golave
në 21 ndeshje të luajtura. Nuk është
e thënë se kjo shifër e jashtëzakonshme
ka ndikuar për të rihapur
një diskutim, i cili ishte pezulluar
që në verën e kaluar. Që prej disa
kohësh, Eto‘o duket se ka parakaluar
Didier Drogbanë apo Karlos
Tevezin në renditjen e listës së
merkatos së Interit. Motivi mund
të jetë ai që pëshpëritet në ambientet
e transferimeve të lojtarëve:
Drogba i pëlqen shumë Murinjos
dhe shumë më pak Moratit, Tevezi
është një i parapëlqyer i presidentit,
por nuk e bind trajnerin portugez.
Ndërkohë që Eto‘o duket se
i bashkon në një të vetme, pritshmëritë
e drejtuesve të lartë të klubit
zikaltër. Që në verën e kaluar,
Eto‘o dërgoi në Milano një menaxher
të FIFA-s, një mikun e tij për të
testuar terrenin në radhët e skuadrave
si Milani dhe Interi. Në shtëpinë
e kuqezinjve u kuptua
menjëherë, se ata ishin të orientuar
në drejtim të Ronaldinjos,
ndërsa nga ana tjetër, ambienti
ishte më i dashur, por blerja e tij
ishte shumë e lidhur me shitjen e
Adrianos, që më pas nuk u realizua.
Por tashmë kjo mundësi është
kthyer në modë, e shoqëruar edhe
me elementë të rinj. Guardiola, trajneri
i aktual i Barcelonës së rekordeve,
u ka kërkuar drejtuesve të tij
blerjen e Emanuel Adebajor nga
skuadra e Arsenalit. Për momentin
flitet edhe për një zbarkim nga
Londra të Van Pers dhe Çesk Fabregasit,
si shoqërues udhëtimi të
sulmuesit togolez. Si alternativë,
katalanasit po punojnë edhe mbi
marrjen e Benzemas nga Lioni.
Sinjale të qarta, që çojnë te lamtumira
e Eto‘o. Në këtë pikë, nëse
Interi do të mund t‘i rrëmbejë një
"po" lojtarit, do të niste tratativat
për të gjetur një marrëveshje me
Barcelonën. 30 milionë euro
duket një shifër e arsyeshme, ose
më saktë e diskutueshme, pasi
kontrata e sulmuesit afrikan skadon
në vitin 2010. Duke e analizuar
mirë situatën, Interi nuk duhet
të bëjë revolucion në merkaton
e ardhshme. Një sulmues me
peshë, tamam si Eto‘o, nevojitet
edhe për sa i përket imazhit, për
ta bërë edhe më impresionues potencialin
sulmues të skuadrës
zikaltër. Nevojitet edhe një mesfushor,
pasi Vieira, i cili nuk garanton
siguri, është gjithnjë e më
shpesh mes të dëmtuarve. Laciali
Ledezma duket se është njeriu i
përzgjedhur për këtë. Lojtari i lirë
para mbrojtjes, do t‘i jepte Murinjos
një alternativë loje më shumë,
por edhe një liri më të madhe Kambiasos,
që këtë vit është sakrifikuar
shumë në një rol me prevalencë
defensive. Dhe, për këtë, nuk
ka arritur thuajse kurrë të ingranohet
në fazën ofensive. Me Eto‘o dhe
Ledezmën dhe me ndonjë shitje
tjetër të llogaritur, Interi "do të rrezikonte"
të ndërtonte një merkato të
madhe, pa harxhuar edhe shumë
para.
as ndonjë zbulim i jash
tëzakonshëm dhe i papritur.
Por, që prej disa kohësh, ka rilindur
dashuria mes Interit dhe kamerunasit
Samuel Eto‘o. Me dopjetën
e shënuar ndaj skuadrës së
Sporting Gijon, sulmuesi i katalanasve
ka arritur kuotën e 21 golave
në 21 ndeshje të luajtura. Nuk është
e thënë se kjo shifër e jashtëzakonshme
ka ndikuar për të rihapur
një diskutim, i cili ishte pezulluar
që në verën e kaluar. Që prej disa
kohësh, Eto‘o duket se ka parakaluar
Didier Drogbanë apo Karlos
Tevezin në renditjen e listës së
merkatos së Interit. Motivi mund
të jetë ai që pëshpëritet në ambientet
e transferimeve të lojtarëve:
Drogba i pëlqen shumë Murinjos
dhe shumë më pak Moratit, Tevezi
është një i parapëlqyer i presidentit,
por nuk e bind trajnerin portugez.
Ndërkohë që Eto‘o duket se
i bashkon në një të vetme, pritshmëritë
e drejtuesve të lartë të klubit
zikaltër. Që në verën e kaluar,
Eto‘o dërgoi në Milano një menaxher
të FIFA-s, një mikun e tij për të
testuar terrenin në radhët e skuadrave
si Milani dhe Interi. Në shtëpinë
e kuqezinjve u kuptua
menjëherë, se ata ishin të orientuar
në drejtim të Ronaldinjos,
ndërsa nga ana tjetër, ambienti
ishte më i dashur, por blerja e tij
ishte shumë e lidhur me shitjen e
Adrianos, që më pas nuk u realizua.
Por tashmë kjo mundësi është
kthyer në modë, e shoqëruar edhe
me elementë të rinj. Guardiola, trajneri
i aktual i Barcelonës së rekordeve,
u ka kërkuar drejtuesve të tij
blerjen e Emanuel Adebajor nga
skuadra e Arsenalit. Për momentin
flitet edhe për një zbarkim nga
Londra të Van Pers dhe Çesk Fabregasit,
si shoqërues udhëtimi të
sulmuesit togolez. Si alternativë,
katalanasit po punojnë edhe mbi
marrjen e Benzemas nga Lioni.
Sinjale të qarta, që çojnë te lamtumira
e Eto‘o. Në këtë pikë, nëse
Interi do të mund t‘i rrëmbejë një
"po" lojtarit, do të niste tratativat
për të gjetur një marrëveshje me
Barcelonën. 30 milionë euro
duket një shifër e arsyeshme, ose
më saktë e diskutueshme, pasi
kontrata e sulmuesit afrikan skadon
në vitin 2010. Duke e analizuar
mirë situatën, Interi nuk duhet
të bëjë revolucion në merkaton
e ardhshme. Një sulmues me
peshë, tamam si Eto‘o, nevojitet
edhe për sa i përket imazhit, për
ta bërë edhe më impresionues potencialin
sulmues të skuadrës
zikaltër. Nevojitet edhe një mesfushor,
pasi Vieira, i cili nuk garanton
siguri, është gjithnjë e më
shpesh mes të dëmtuarve. Laciali
Ledezma duket se është njeriu i
përzgjedhur për këtë. Lojtari i lirë
para mbrojtjes, do t‘i jepte Murinjos
një alternativë loje më shumë,
por edhe një liri më të madhe Kambiasos,
që këtë vit është sakrifikuar
shumë në një rol me prevalencë
defensive. Dhe, për këtë, nuk
ka arritur thuajse kurrë të ingranohet
në fazën ofensive. Me Eto‘o dhe
Ledezmën dhe me ndonjë shitje
tjetër të llogaritur, Interi "do të rrezikonte"
të ndërtonte një merkato të
madhe, pa harxhuar edhe shumë
para.