E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompletohet kombëtarja, sot prova e fundit

Kompletohet më në fund
grupi i futbollistëve që trajneri
Ari Han kishte thirrur për
ndeshjen ndaj Maltës. Skela,
Beqaj, Bogdani dhe Ujkani, të
impenjuar me klubet e tyre, iu
bashkuan dje pjesës tjetër të
përfaqësueses, së akomoduar që
të dielën në një nga hotelet e La
Valetës. Po dje, Federata Shqiptare
e Futbollit ka bërë të njohur
edhe programin e plotë stërvitor
të përfaqësueses sonë në prag
të ndeshjes së nesërme në orën
19.30 në stadiumin "Ta Qali".
Sipas këtij programi, kuqezinjtë
dje kanë zhvilluar dy seanca
stërvitore, ku vetëm në atë të
pasdites, grupi ka qenë i plotë.
Ndërkohë, për sot është parashikuar
edhe seanca e fundit
stërvitore, e cila do të zhvillohet
në orën 19.00 në stadiumin "Ta
Qali" ku do të luhet edhe ndeshja
24 orë më vonë), me qëllimin që
lojtarët tanë të ambientohen më
mirë me fushën. Një nga të rejat
më të fundit është se, trajneri Han
po mendon të zhvendosë drejt
mesfushës Currin, i cili pritet të
luajë në pozicionin e Canës. Sipas
gazetës malteze "Times of Malta",
Federata Shqiptare e Futbollit, në
mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv,
se shpërblimi për një fitore të
mundshme në Maltë është 5000
euro për secilin futbollist. Por një
gjë e tillë nuk konfirmohet nga
FSHF.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›