E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet anti-materia

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 18:30

Shkencëtarët bënë të ditur se kanë zbuluar ekzistencën e një fashe të hollë grimcash të anti-materies, që mbështjell krejt planetin tonë.

Ata mendojnë se ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi këto anti-protone mund të përdoren si lëndë djegëse për anijet kozmike të së ardhmes.

Zbulimi përshkruhet hollësisht në buletinin e “Astrofizikës”, revistë shkencore që ka nisur të botohet që prej vitit 1895 dhe që mbulon astronominë dhe astrofizikën.

Në këndvështrimin e ekspertëve, një gjetje si kjo konfirmon punimet teorike, se fusha magnetike e Tokës mund të zinte anti-materien në kurth.

Shkencëtarët kanë vërejtur se një numër i vogël anti-protonesh qëndron ndërmjet brezave Van Allen, i ngecur, siç thonë ata, mes materies normale.

Për kërkuesit më optimistë, një sasi e tillë anti-protonesh është ndoshta e mjaftueshme për hartimin e skemave, që e përdorin anti-materien si lëndë djegëse për anijet hapësinore të së ardhmes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›