Dy shqiptarë arratiset nga një burg austriak

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 12:00
Policia austriake është vënë në alarm, pas arratisjes së dy shqiptarëve nga burgu i sigurisë së lartë në Eisenstadt.
Në edicionet e lajmeve të medieve austriake, qarkullojnë fotografitë e dy shtetasve shqiptarë, Kastriot Dushi dhe Kastriot Elezi, të cilët para tre ditëve ishin arratisur nga burgu.
Në ekspertizën e kryer nga krim-teknika e policisë, ka rezultuar se shqiptarët u arratisën me mençuri dhe strategji, duke përdorur mjetet e kuzhinës dhe për t`iu shmangur rojeve të burgut, ata kanë ikur përmes vrimave të ventilatorëve të kuzhinës.
Siç bëhet e ditur, dy shqiptarët ishin në listën e ekstradimit të tyre në Shqipëri dhe se ekstradimi do bëhej gjatë muajve të ardhshëm.