Kartelat e falsifikuara, modë në Ballkan

Policia e Maqedonisë ka arritur që të arrestojë tre shtetas, të cilët përmes kartelave të falsifikuara realizonin transaksione bankare në Shkup.
Sipas MPB-së, tre qytetarë nga Shkupi ishin përfshirë në krimin e falsifikimit të kartelave bankare, mirëpo biznesi i tyre ilegal nuk ka realizuar i suksesshëm, pasi që ata vetëm sa kishin nisur praktikumin e tij, duke tërhequr në një bankë vetëm 370 euro.
D.I, 39 vjeç nga Shkupi, së bashku me dy persona të tjerë kishin blerë pajisjet për përpunimin e kartelave falso bankare.
Ata kanë arritur që përmes tyre më pas të realizojnë disa transaksione nëpër pikat bankare dhe në disa dyqane në Shkup.
Por, pas disa ditëve të fillimit të këtij krimi, ata kanë rënë në gjurmët e policisë dhe janë arrestuar.