E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet banda e vjedhjes se bizhuterive

Durres - Operacioni policor i koduar "Iliria" ka vene pranga 3 te rinj, te akuzuar per vjedhje bizhuterish te florinjta, qe operonin kryesisht ne zonen e Plazhit te Durresit. Ne momentin e arrestimit banda e vjedhjes se bizhuterive te floririt sapo kishte kryer vjedhjen e nje banese. Sipas policise, fillimisht eshte ndaluar nje i dyshuar, te cilit i jane gjetur ne xhepa nje sasi bizhuterish floriri, per te cilat nuk ka ditur qe te jape shpjegime se ku i kishte gjetur. I ndaluari ishte 22-vjecari Stilian Hyseni nga qyteti i Cerrikut, me banim ne plazhin e Durresit. Pas gjurmimit te shokeve te tij me te cilet rrinte vazhdimisht dhe marrjes se nje denoncimi per vjedhjen e nje banese, policia e sektorit te Plazhit ne lagjen numer 13 ka arrestuar edhe 2 miqte e tij, Ervis Xhafanin, 27-vjecar nga Plazhi si dhe 21-vjecarin Enver Thaci, lindur ne Kavaje e banues ne plazhin e Durresit. Atyre u jane gjetur unaza, byzylyke, vethe, varese, qe kapnin shifren e 150 mije lekeve.

E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›