E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhune ndaj policeve, kapet 19-vjecari

TIRANË - I kerkuar nga policia e kryeqytetit, per kundershtim te uniformave blu, vihet ne pranga ne Durres nje 19-vjecar. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thane se, gjate dy diteve me pare, ne oret e pasdites eshte bere e mundur kapja e nje personi ne kerkim. I arrestuari eshte Lulzim Uka, 19 vjec, lindur ne Puke por banues ne lagjen 14, ne Durres. Ky i fundit, sipas burimeve zyrtare ishte shpallur ne kerkim nga Policia e Tiranes, pasi me nje vendim te saj Gjykata e shkalles se Pare ne kryeqytet, ne daten 23 tetor 2008, ka dhene masen e sigurise, "arrest me burg", per vepren penale te "kundershtimit te punonjesit te policise". Sipas te dhenave, Uka ka qene duke udhetuar me nje makine kur eshte ndaluar nga policia. Por gjate kontrollit ai ka filluar qe te kundershtoje dhe me pas eshte larguar me shpejtesi. Me pas policet kane bere denoncimin dhe gjykata ka vendosur ta leje ne qeli. Pas arrestimit, Lulzim Uka i eshte dorezuar sherbimeve te Policise se Tiranes.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›