E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden 11 mije fisheke

DELVINE- Policia zbuluar nje arsenal municioni prane nje banese te braktisur ne nje fshat te Delvines. Sipas burimeve te policise lokale behet e ditur se municionet jane gjetur ne fshatin Vergo, zone qe ndodhet rreth 12 kilometra larg qytetit te Delvines. Gjithcka eshte bere e mundur te zbulohet pas disa sinjalizimeve qe uniformat blu kishin marre ne rruge operative nga banore te zones. "Municionet u gjeten prane nje banese te braktisur"- thane burimet, duke shtuar se nuk dihet se prej sa kohesh kane qene te strehuara ne kete vend. Ekspertet pas mberritjes ne vend kane numeruar 11 mije fisheke kallashnikovi, si dhe nje arke me kapsolla. Nderkohe, gjate grumbullimit te provave materiale, kane rezultuar 6 arka metalike me fisheke kallashnikovi, 1 arke plastike me kapsolla, si dhe nje cante shpine e mbushur me fisheke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›