Plazh pa asnje banje publike dhe dushe
Plazheve te Sarandes ne tere gjatesine dhjetera km nga Limioni deri ne Kanalin e Cukes u mungojne banjat publike dhe dushet. Dikur prane plazhit te vjeter ishin disa banja publike, te cilat kane vite qe nuk jane funksionale. Privatizimi i objektit dhe truallit, mbi te cilin ishin ndertuar i kthyen ato ne relikte te se shkuares. Banjat publike mungojne edhe ne plazhet e tjera. Pergjate bregut, deri ne derdhje te Bistrices, nuk gjendet asnje e tille. Ne vere, ne pikun e sezonit turistik, numri i pushuesve ne Sarande trefishohet. Ne keto permasa rriten edhe kerkesat me jetike per te shfrytezuar nje banje publike, apo per t'u lare ne dush nga kripa dhe rera. Po te tilla nuk ka. Dhe gjasat jane te mos kete per nje kohe te gjate. I pyetur per kete mungese, drejtori i Drejtorise se Sherbimeve prane Bashkise Sarande, Aristotel Koci, sqaron per gazeten "KJ", se nder shkaqet kryesore eshte fakti i trojeve te zena. Niveli i plazheve eshte me i ulet se kanali kryesor, qe eshte ndertuar per largimin e ujerave te zeza. "E njohim si shqetesim, thote Koci, por stabilizimi i kesaj gjendjeje eshte disi i veshtire. Ndryshe arsyetojne pushuesit. Ata nuk duan t'ia dine per shkaqet e mungeses te banjave publike. Me te drejte e konsiderojne paradoks dhe te patolerueshme si problem. Nuk duan t'ia dine per procedurat qe i duhet te ndjeke bashkia per realizimin e projektit". Sipas pushuesve, eshte e pafalshme qe per nje rast emergjent si qenie biologjike qe jane, te lene plazhin e t'i drejtohen banesave te tyre, qe jane ne kodrat e qytetit, ose te marrin leje ne lokalet prane per te frekuentuar tualetin. Po ne se pjesa e kulturuar e pushuesve sakrifikon dhe tregon kujdes te mos ndotet deti, nje pjese e mire prej tyre tregohen krejt te pakujdesshem edhe ne ambientet perreth.
Qe nga vitit 1990, jo vetem per banjat publike, por edhe dushet ne ambientet e plazhit nuk eshte kujtuar asnje. Dushet pothuaj nuk jane te njohura me plazhet publike. Asnje dush nuk eshte ndertuar ne asnje cep te plazhit. Nje dush nuk eshte asgje per nje bashki ne aspektin financiar. As dhjetera te tille nuk kushtojne. Me shume se shpenzim nje moszgjidhje e tille e ka zanafillen ne mendesine se keto nuk jane edhe aq problem. Edhe pse kerkesa te tilla jane kaq te domosdoshme. Mungesa e banjave publike dhe dusheve eshte kritikuar nga turiste e banore vendas. Deri tani asnjeri nuk eshte kujtuar. Plazhet jane shnderruar ne natyre e qete. Po nuk mund te mbyllen syte para nje gjendjeje te tille. Ne se nuk eshte e zonja bashkia ose e konsideron pune te rendomte e pa peshe, se paku te ofrojne zgjidhje privatet. Jo vetem nga nje veshtrim i pergjithshem, por edhe nga opinionet e turisteve dhe tere atyre qe zgjedhin Saranden per te pushuar eshte urgjente qe plazhet te pajisen me mjedise te tilla si banja dhe dushe. Ato jane jetike per pushuesit dhe mbi te gjitha sigurojne mbrojtjen e tyre nga infeksionet dhe ruajtjen e plazheve nga ndotja. Njeheresh keto mjedise jane jo vetem higjienike, por edhe shprehje e kultures dhe civilizimit per nje turizem elitar ku synojme te arrijme, kerkojne vleresim dhe zgjidhje urgjente.
Bardhyl Bejko
Bardha Kalemi, 24 vjec, studente
"Plazhi i Sarandes eshte ekzotik, ketu shijon diell, uje, rere"
Pas kater viteve studente eshte kthyer ne Sarande dhe ka gjetur qetesine. "Ndihem shume mire ne plazh. Plazhet jane gati ekzotik. Jo vetem jashte qytetit, por dhe brenda. Me thoni, ku mund ta gjesh, detin me te paster se ketu?. Po diellin? Po ujin kristal?. Pastaj, kush erdhi ne Sarande e nuk u mrekullua. Ketu relaksohesh nga shetitjet buze detit ne mbremje dhe mengjes. Nuk ka asnje vend tjeter qe pushuesit te shkrihen njesh me qytetaret si ne Sarande. Une them se ia vlen qofte edhe per nje xhiro ne mbremje per te zgjedhur Saranden per pushime.
Edmond Dako, dirigjent, Tirane
"Muzika i jep plazhit nje dimension mitik"
Ne mbremje ngjitet ne skene se bashku me instrumentiste qe sjellin tinguj magjik, por nuk mund te rrije pa shijuar edhe plazhin artisti nga Tirana. "Per net me radhe qytetin e mori ne dore muzika. Dhe muzika mbushi sheshin para pontilit dhe tere qytetin. Ne kemi interpretuar dhe ne rruge muzike dhe pushuesit ketu jane shume te kenaqur. Ndihem mire kur shikoj si pushuesit shkrihen me tingujt e klarinetes dhe trompes. Pushimi mes muzikes, perjetimi i emocioneve qe sjell ajo, i japin kuptim shumedimensional sezonit turistik".
Agim Mato, pronar "Tele Joni", 56 vjec
"Televizioni eshte i teri i orientuar nga turizmi"
Puna e tij e perditshme eshte te fokusoje ne ekran pushuesit dhe e ben me shume deshire perkrah nje ambienti te mrekullueshem. "Te ndertoj programe qe te kene tematike turizmin. Ndaj, vec plazheve te shkelqyera kerkojme te kombinojme kulturen, traditen, vlerat e qytetit monumentet, kuzhinen, servirjen per t'i bere ato te njohura nga pushuesit. Televizioni yne eshte nje dere e hapur per opinionet e atyre qe vijne per te pushuar. Dhe keta pushues jane me interesa te larmishme".
Pellumb Fata, 48 vjec, Ksamil
"Ksamili ofron pushime te kendshme se punet i ka filluar nga gushti i kaluar"
Ksamili, gjate ketij sezoni turistik, eshte shume me i pergatitur, sipas Pellumbit. "Jane me cilesore restorantet dhe ushqimi. Po kapercehet faza e pare e pritjes. Hotelet dhe dhomat jane mobiluar me se miri. Ajo qe dallon ne Ksamil, gjate ketij dhjeteditori eshte shtimi i pushuesve. Karakteristike e re e ketij sezoni jane qendrimi me dite jo te plota qendrimi. Ka shume familje qe qendrojne dy-tre e kater dite dhe me pas shperngulen ne zona te tjera si Borsh, Himare. Kjo risi ka corientuar disi pronaret e hoteleve. Po duhet te mesohemi. Ajo qe ofron Ksamili gjate ketij viti, thote zevendeskryetari i komunes, Fata, eshte: "Plazhe shume te pastra. Qetesi. Uji kristal, Vija e ujit e pa betonuar edhe pse qyteza ka shume ndertime pa leje ana e detit eshte e ruajtur. Kete nuk e kane bere zona te tjera. Ne, ne Ksamil, synojme nje turizem elitar. Ne shtim te pushuesve dhe cmime te justifikuara.
Renato Shehu, 33 vjec, emigrant Greqi
"Ksamili eshte nje oaz i bukur, por rruga e bene te larget qytezen"
Prej vitesh ka jetuar emigrant dhe eshte habitur nga ndryshimet e Ksamilit. "Kur kam ikur une, ketu ka qene nje qyteze e vogel, e kam lene me pak shtepi. Tani po shoh shume ndryshime dhe ndertesa te reja. Po ndihem mes te panjohurve. Po kjo nuk me shqeteson. Si nje qender turistike Ksamili ka cfare ofron. Ka filluar prej kohesh turizmi cilesor. Por, per cudi, per te ardhur ne Ksamil te duhet te kalosh ne rruge te frikshme. Pikerisht rruga, uji energjia mund te harmonizojne natyren me detin, diellin me ate qe ofron kujdesi i njeriut. Ketu ka nevoje per kujdes dhe investime publike".
Spiro Koca ish-pergjegjes i klubit sportiv "Butrinti"
"Te alternojme pushimet me veprimtari sportive"
Pushimet nuk jane vetem shtrirja ne rere e thekja ne diell. Po te ishte keshtu, do te ishte shume monotone, sipas sportistit kerkohet novacion. "Ne kete kuader, do te thosha se tani qe ne det zbret tere rinia, qe e duan dhe ushtrojne sportin, shume mire nga bashkia dhe klubi sportiv mund te aplikohen kampionate lokale, te cilat te aktivizonin me qindra talente te reja. Po kjo edhe pse nuk eshte nje gare ne vetvete, eshte nje risi nga e cila do te relaksohen pushuesit. Jo duke qendruar pasiv, por edhe duke u bere pjese e ketyre veprimtarive sportive".
Agim Krajka, kompozitor, "Mjeshtri i Madh"
Kur kam ikur, kam lene nje Sarande me intime"
Pas disa vitesh largimi ne SHBA, ka ardhur ne qytetin e Sarandes per pushime artisti i njohur. "Ka qene qyteti i kukullave, ku jo vetem pushohej, por edhe behej muzike pa sforco. Frymezimin ta jepte qyteti i urtesise dhe deti blu. Besoj se duhet bere me shume per ta ruajtur qytetin. Se nuk eshte normale qe te humbi traditen dhe estetiken. Po edhe keshtu e dua qytetin e Sarandes dhe ketu ndihem mire i frymezuar dhe mund te qendroj me plot deshire. Mundet te ulem me kolege te mi te flasim per muziken se pentagramet jane jeta ime dhe kenga e muzika eshte brenda meje, eshte gjaku dhe jeta ime".
Geri Lala, 22-vjecar studente
"Me pare se turistet ta duam ne Saranden"
Shqetesimi i tij i vetem kur shikon bukurine e Sarandes eshte fakti i ndertesave te shumta qe jane ngritur kudo. "Une dua te them vetem kaq. Mos ta leme Saranden ta prishe lakmia dhe etja per gllaberim. Dhe ne vend te rrugeve te gjera te projektojme tunele. Ne vend qe te shohim detin, kemi perpara syve vetem ndertesa gri. Saranda mund dhe duhet te jete me e bukur. Se pari, per ne e me pas edhe per turistet e pushuesit. Po nuk e deshem ne qytetin, si mund ta dashurojne te tjeret qytetin tone, ata qe vijne vetem per pak dite, nese ne nuk e ruajme si driten e syve?!
"Kam 50 vjet me Saranden ne endrrat e mia"
Mitat Idrizi, emigrant ne SHBA, 60 vjec
Mitat Idrizi eshte emigrant qe prej vitit 1960. Ai jeton ne SHBA. Po vitet e fundit ka zgjedhur qytetin e Sarandes, ku vjen me tere familjen. "Edhe pse jetoj ne Amerike endrrat e mia jane te gjitha me Saranden. Tani qe ndodhem ne plazhet e qytetit, e ndiej se nuk mund ta nderroj me asnje plazh ne asnje vend te botes. Tani duket se qyteti ka me shume pushues. Sikur po plotesohet. Degjoj ne plazhe te fliten disa gjuhe dhe kjo me gezon. Une vet flas shqip. Do doja nga shteti ku une jetoj qe pushuesit te zgjedhin Saranden per te pushuar. Ketu vertet relaksohesh, dielli ketu eshte ndryshe po edhe uji ka tjeter ngjyre. Sarandjotet i duan amerikanet. E ndejne kete ne cdo hap qe hedh ne rere apo ne asfalt".