E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB trajton ndaras talebanët dhe Al Qaeden

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 15:01

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur që të trajtojë ndaras Talebanët dhe Al Qaeden.

Deri më tani, sanksionet e OKB-së i kanë pasur si cak të përbashkët këto dy organizata.

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, ka thënë se Këshilli ka vendosur disa “hapa të rëndësishëm” që t’i përgjigjen zhvillimeve dhe kërcënimeve të ndara që paraqesin talebanët dhe Al Qaeda.

Analistët thonë që kjo lëvizje ka për qëllim që t’i jepet përkrahje qeverisë së Afganistanit në përpjekjet e saj për pajtim dhe për efektivitet në luftën kundër terrorizmit global.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›