E Diel, 1 Nëntor 2026

Miftari botohet në Gjermani

Shtëpia botuese nga Gjermania LAP (Lambert Academic Publishing), e specializuar në botimin e teksteve akademike, këto ditë ka botuar librin studimor të Vehbi Miftarit, “Metatextual literature – A short introduction” (Literatura Metatekstuale – Një Prezantim i Shkurtër).

Libri është produkt i kërkimeve disavjeçare në fushën e kritikës letrare, por edhe një fryt i dialogut intensiv me të, derisa mundohet të studiojë literaturën kritike e diskursin e saj, si dhe t’i hetojë format themelore në të cilat ajo shfaqet në letërsinë shqipe.

Në fakt, libri paraqet një sprovë të leximit të letërsisë metatekstuale shqipe dhe një mundësi njohjeje për lexuesin akademik joshqipfolës, i cili do të njohë zhvillimin e kritikës letrare shqipe, e, përmes saj, edhe format përfaqësuese të letërsisë shqipe përgjithësisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›