Bizneset turistike tani edhe pronarë të truallit
TIRANE- Komisioni i ligjeve miratoi sot projekligjin për të drejtën e pronësisë në zonat turistike. Pa praninë e opozitës, deputetët e djathtë i kanë dhënë “ok” propozimit të ardhur nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilit blerësi i një vile në fshatin turistik bëhet dhe pronari i truallit ku është ndërtuar vila si dhe i sipërfaqes përrteh godinës.
Drafti është kundërshtuar nga shoqata e ish pronarëve, pasi sipas tyre anashkalohet e drejta për kompensim e ish pronarëve, pas ndërtimit të fshatrave turistike në tokat shtetërore.
Por sipas deputetëve, kjo do të zgjidhet duke kompensuar ish pronarët me paratë e përftuara nga shitja e truallit dhe sipërfaqja rreth godinës. (e.n/News24/BalkanWeb)