E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet kurora e Filipit të Dytë

Në afërsi të fshatit Sveshtar, në Bullgari, arkeologët bullgar kanë zbuluar një numër të madh artefaktesh me vlerë, mes të cilave edhe kurorën e artë dhe disa artefakte të tjera që supozohet se si takonin Filipit të Dytë të Maqedonisë, babait të Aleksandrit të Madh.

Sipas arkeologëve, gjësendet dhe artefaktet e gjetura u përdorën për ritualet e varrimit të prijësit, Filipi i Dytë. Guri i varrit të zbuluar i takon periudhës së fundit të shekullit të IV’të para erës sonë, dhe ai iu takonte trakasve, të cilët kishin vendosur kontakte me grekët e vjetër.

Ndryshe, n mesin e artefakteve të tjera të zbuluara janë edhe një unazë ari, 44 figura të femrave, si dhe 100 simbole të tjera nga ari.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›