E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet lidhja e dashurisë

 

Një lidhje e re mes artistësh që mbase s’do ua kishte marrë mendja. Këngëtari i njohur Gent Bushpepaj dhe modelja Skandinada Lalaj janë fotografuar të dy së bashku natën e Halloween-it në lokalin “Imagine”, ku Genti dhe banda e tij e “Top Show-t” këndojnë “live”. Ka mjaftuar kjo natë që dy të rinjtë të binin në kurthin e paparacit duke zbuluar kështu lidhjen e tyre të dashurisë. Ata kanë qenë të maskuar, ndërsa janë argëtuar në festën e Halloween-it në shoqërinë e njëri-tjetrit. Sipas burimeve tona, Genti dhe Skandinada kanë kohë që flirtojnë, por të lidhur dhe që shoqërohen si të dashur kanë vetëm dy muaj. Ata janë para disa herë së bashku ndërsa frekuentojnë mjedise të njëjta dhe shoqëri mes artistësh. Gent Bushpepaj është një nga këngëtarët kryesorë të netëve të programit “Top Show” në “Top Channel”, dhe të programit “E diell” gjatë sezonit të kaluar. Ai është një këngëtar i mirëfilltë i muzikës rrok, ndërsa konkurron në disa prej festivaleve që organizohen në Tiranë. Këtë vit u përfol shumë se do të ishte ai fituesi i festivalit të muzikës moderne “Top fest” me këngën “Stinë dreqi”. Ndërsa modelja Skandinada Lalaj, në bashkëpunim me stilistin Joni Peçi, u prezantua gjatë verës me një set të ri fotografish, me veshje që mbanin firmën JP. Në ato foto ajo u shfaq provokuese dhe me një stil të ri në “look” dhe veshje.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›