Gerta Heta bëhet drejtoreshë në “Kiss FM”
Është një radio e re për Shqipërinë, por shumë i njohur në të gjithë botën me emrin “Kiss FM”, dhe do të jetë Gerta Heta që do të jetë drejtoresha e programacionit. Heta, e cila ka një eksperiencë disavjeçare në transmetimin radiofonik, duke qenë një nga zërat e parë të “Top Albania Radio”, mesa duket nuk mund të heqë dorë nga ky pasion i hershëm, edhe pse së fundi ka qenë më e angazhuar me projekte televizive, klipe, ndërsa është zëri zyrtar i një kompanie telefonike. Tashmë është duke menduar për formatet e reja të programeve që do të transmetohen në valët e kësaj radioje të re, që pritet të bëjë dëgjues për vete. Gerta Heta njihet si vajza elokuente e radios, ndërkohë që një eksperiencë e veçantë e saj ka qenë si prezantuese televizive përkatësisht e reality show-t “Kafazi i artë”, dhe spektaklit të fundit “Netët e klipit shqiptar”. Vitet e fundit jeta e saj ka qenë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur vendosi të largohej vetëm për pak kohë dhe të rikthehej sërish.