E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet në Zall- Bastar poligami me tri gra

Ibrahim Elezi ishte i martuar me një grua por bashkëjetonte edhe me dy të tjera në një vilë tri katëshe në Zall Bastar

Policia e arrestoi 42- vjeçarin me profesion marangoz, pasi e hetonte atë për vjedhje materialesh ndërtimi

TIRANE- Një marangoz 42- vjeçar, me banim në fshatin Zall Bastar të Tiranës, la pa mend dje në mëngjes efektivët e policisë së kryeqytetit që e ndiqnin prej dy netësh, si të dyshuar për vjedhjen e disa materialeve dhe veglave të ndërtimit në një kantier ndërtimi, ku punohej për restaurimin e një shkolle. Habia e specialistëve të policisë nuk qëndronte tek fakti se ata kapën hajdutin, që ruanin prej dy netësh, i cili kishte arritur të merrte materiale me vlerë rreth 3 milionë lekë të vjetra, por tek gjendja e tij familjare. Ibrahim Elezi, 42 vjeç, me banim në Zall- Bastar, ishte i martuar me një grua dhe bashkëjetonte njëkohësisht edhe me dy gra të tjera.


Nga këto lidhje, Elezi, kishte dy fëmijë me gruan e tij të parë, të cilët ishin të moshave 10 dhe 13 vjeç. Gruaja e dytë që bashkëjetonte me të, ishte aktualisht shtatzënë, ndërsa gruaja e tretë që jetonte me të, nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur nuse në shtëpi. Kjo situatë fillimisht nuk është kuptuar nga hetuesit të cilët kur panë tri gratë në shtëpinë trikatëshe menduan se ato ishin gratë e vëllezërve. Por ato i janë përgjigjur se ishin, gratë e Ibrahimit që policia sapo e kishte kapur në flagrancë për vjedhjen e materialeve të ndërtimit të objektit që ishte në rikonstruksion e sipër. Kjo situate iu ka rikujtuar hetuesve kohët e vjetra dhe jetën
e Orientit dhe të vendeve arabe.


Vjedhja
Të premten në mëngjes, punëtorët e një objekti në ndërtim në Zall Bastar, kishin konstatuarse shumë nga veglat e punës dhe materialet e ndërtimit të objektit ishin pakësuar apo ishin përgjysmuar, ndryshe nga sa i kishin lënë një ditë më parë. Menjëherë këta të fundit lajmëruan, policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi menjëherë verifikimet. Pas veprimeve të para, blutë ngritën menjëherë kurthin. Edhe natën e dytë, ata do të linin materialet dhe veglat të gatshme për hajdutin, ndërsa një polic dhe një roje u lanë për të vëzhguar hajdutin gjatë natës. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes, Elezi, mbërriti sërish të merrte vegla të tjera.


Pak nga pak i mori dhe nisi t'i transportonte me krahë sendet deri sa u lodh dhe vendosi të mos merrte më materiale. Në këtë kohë, ndërhyri policia e cila menjëherë i vuri prangat, hajdutit. Gjatë kontrollit të banesës së marangozit policia gjeti materiale dhe vegla me vlerë rreth 3 milionëlekë të vjetra.Ndërkaq kur policia kërkoi që një personi familjes të hidhte firmën mbi procesverbalin përkatës, gratë u përgjigjën: Unë nuk e firmos dot se nuk jam e celebruar,- ndërsa tjetra tha: Më mirë le të vijë ajo tjetra se ajo ka dy fëmijë me të dhe është më e madhe. Kjo situatë, sa komike aq edhe e çuditshme la jo pak të habitur hetuesit, që ndoshta nuk do të kenë mundësi ta shohin më në jetën e tyre këtë situate.I arrestuari është dërguar në qelitë e komisariatit të Kamzës, ndërsa pritet të transferohet në qelitë e paraburgimit në kryeqytet, ku
gratë e tij duhet ta vizitojnë herë pas here dhe t'i dërgojnë ushqimet.

Nga këto lidhje, Elezi, kishte dy fëmijë me gruan e tij të parë, të cilët ishin të moshave 10 dhe 13 vjeç. Gruaja e dytë që bashkëjetonte me të, ishte aktualisht shtatzënë, ndërsa gruaja e tretë që jetonte me të, nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur nuse në shtëpi. Kjo situatë fillimisht nuk është kuptuar nga hetuesit të cilët kur panë tri gratë në shtëpinë trikatëshe menduan se ato ishin gratë e vëllezërve

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›