E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet një sekt islamik në një bunker nëntokësor

Një sekt islamik me rreth 60 persona, përfshi 15 fëmijë u zbulua nga policia në një bunker nëntokësor në Tatarstan, në qendër të Rusisë me tradita myslimane, bënë të ditur burime zyrtare ruse.

"Besimtarët e sektit kishin jetuar për më tepër se 10 vjet në këtë bunker të ndërtuar nga udhëheqësi i tyre shpirtëror, Faizrakhman Satarov, 85 vjeç, i shndërruar në një xhami klandestine në Kazan, kryeqyteti i Tatarstanit", sipas Ministrisë së Brendshme ruse.

"Satarov, i cili ishte vetëshpallur profet në vitin 1964, u impononte anëtarëve të sektit një jetë të mbyllur duke iu ndaluar largimin nga kjo strehë vetëm në raste urgjente për të çuar fëmijët në shkollë apo në spital", theksoi i njëjti burim.

"Bunkeri, i ndërtuar si një labirint, përbëhej nga dhoma të vogla me një sipërfaqe prej 2x3 metra katror, ku fëmijët jetonin në kushte të rënda higjenike", shtoi ministria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›