Xhaka kërkon Ligën e Kampionëve

Mesfushori kosovar - i cili gjatë kësaj vere nga Baseli u transferuar te klubi gjerman - thotë se Borussia Monchengladbach duhet ta mposht me çdo kusht secilin ekip për t’u bërë pjesë e garës më prestigjioze të kontinentit të vjetër.
“Nuk më intereson shumë se cilën skuadër do ta kemi kundërshtar. Ne nuk duhet të mendojmë fare andej, por duhet të mendojmë se si t’i mposhtim të gjithë”, ka deklaruar reprezentuesi zviceran për mediat gjermane.
“Është e arritur e madhe për çdo futbollist kur luan në ndeshje të atij kompeticioni. Ju kujtohen, ndeshjet mes Baselit e Bayern Munchenit dhe ndaj Manchester Unitedit, ishin më të rëndësishmet për mua në stinorin e kaluar. Ndeshjet e atilla nuk vijnë shpesh, andaj duhet të jemi të përqendruar”, ka përfunduar Xhaka.