Kukan: Zgjedhja e Presidentit, me 84 vota
BRUKSEL - Parlamenti Evropian e konsideron një sukses zgjidhjen e kreut të ri të shtetit me konsensus mes pozitës dhe opozitës. Apeli i tyre vazhdon të mbetet për një zgjidhje në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Eurodeputetët nuk fshehin në këtë fazë të procesit shpresën se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste mund të arrijnë tek një emër konsensual për Presidentin e ri. Megjithatë si për kryetarin e Delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ashtu dhe për Hannes Swoboda-n, kryetarin e social demokratëve, kushtetuta mbetet plani B.
”Do të ishte një gjë shumë e mirë ose ideale që Presidenti të zgjidhej me konsensus, sepse ai është President i gjithë vendit, i mbështetësve të qeverisë dhe i mbështetësve të opozitës. Pra, është e preferueshme që të zgjidhet President një person që do t’i përmbushte këto kushte. Por, në qoftë se nuk është e mundur të arrihet konsensusi, atëherë njerëzit votojnë dhe ai që merr më shumë vota, ai është fituesi. Votimi nuk është konsensus, zgjedhja nuk është konsensus. Pra, le të jemi realistë dhe të presim që partitë politike shqiptare të bien dakord për një kandidat, i cili të mund të zgjidhet me shumicën e votave”, - tha Eduard Kukan, kryetar i delegacioneve të PE-së.
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)