Zbulohet rrjeti i cili 30 vjet ka trafikuar foshnja

Policia spanjolle ka zbuluar një rrjet i cili dyshohet se më shumë se 30 vjet ka trafikuar foshnjë, duke operuar midis Marokut dhe Spanjës përmes enklavës kiberik Melila, ndërsa në rrjet janë të përfshirë edhe dy murgesha.
Garda civile spanjolle, e cila dy vite ka zhvilluar hetim nën emrin "Operacion i fshehur", kumtoi se ka identifikuar një person 31 vjeçar i përfshirë në rrjetin e trafikantëve, midis të cilëve dy murgesha, punonjës shëndetësorë etj.
Një murgeshë është midis 12 të akuzuarve për trafikimin e fëmijëve, por të dyshuarit ndoshta asnjëherë nuk do të vuajnë dënime me burg sepse disa prej tyre kanë vdekur, ndërsa të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ose janë shumë të moshuar.
Disa burime nga garda civile kanë theksuar se të paktën 28 fëmijë janë shitur përmes rrjetit i cili është vendosur që në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, ndërsa pothuajse tani jetojnë në qytetin spanjoll Valencie.
Katërmbëdhjetë viktima, të cilat tani janë persona të rritur, janë identifikuar, pasi rrjeti është zbuluar, dhe ata madje as nuk kanë qenë në dijeni se janë të adoptuar.
Foshnjat janë blerë nga gra të varfra në Marok për shumë prej 1.200 deri në 6.000 euro dhe janë shitur në Spanjë, ku kanë arritur me dokumente të rrejshme.
Garda civile në Melila ka filluar hetim pasi shoqata përgjegjëse për birësimet jo të ligjshme "Anadir" ka ngritur padi penale kundër zyrës së prokurorit publik të Spanjës në nëntor të vitit 2011.
Në fund të hetimit shumë mujor dhe analiza e të dhënave të materniteteve në Melila dhe librat e amzës në shumë qytete spanjolle, është konkluduar se pas operacioneve të trafikimit ekzistojnë tre motra të lindura në qytetin e Marokut tatuan./Indeksonline/