E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e pjesshme KQZ nderhyn ne 3 komuna

PS po tenton të kthejë të pavlefshëm votimin në 3 tre komuna ku ende nuk ka një rezultat për zgjedhjet vendore.Pas kësaj deklarate të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u vendos shkarkimi nga detyra i sekretarit të KZAZ-së së Shllakut, i cili ishte larguar bashkë me vulën, si dhe ndërhyrja e KQZ-së në Fshalë për të shpërndarë bazën materiale dhe dërgimi i një vule rezervë në Finiq. Në të tre këto komuna, votimi nuk ka nisur ende.

“Çështja flet për një qëndrim të përgjithshëm të këtij subjekti electoral i cili si në Shllak edhe në Shalë edhe në Finiq deri tani ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Ajo që synohet është të mos hapet votimi, në mënyrë që të shkohet në pavlefshmëri të zgjedhjeve”-tha Ristani.

Pas shpalljes së rezultatit për 10 komunat e fundit ku ende nuk ka një drejtues vendor, KQZ mund  të procedojë për çertifikimin e rezultatit final të 8 Majit dhe të shpallë zyrtarisht të mbyllura këto zgjedhje.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›