E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbutet Albright: Serbët kanë histori të rëndësishme

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright i bie pishman në lidhje me popullin serb.

Albright sot në Hagë në promovimin e librit të saj “Dimri i Pragës” ka deklaruar se “serbët janë njerëz të shquar dhe me histori të rëndësishme”.

Albright ka theksuar historinë e rëndësishme të serbëve, edhe pse ishte pikërisht ajo që këmbënguli në çlirimin e Kosovës pikërisht nga Serbia, dhe si e tillë ajo për Kosovën është mike e madhe.

Kjo deklaratë e Albright vije pas pak më pak se një muaji kur gjatë promovimit të po të njëjtit libër të saj, në Çeki i kishte quajtur serbët “të neveritshëm”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›