Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim të veçantë me Presidentin e Hungarisë, Ferenc Madl. Në fillim të këtij takimi dy personalitetet e larta vlerësuan nivelin shumë të
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim të veçantë me Presidentin e Hungarisë, Ferenc Madl.
Në fillim të këtij takimi dy personalitetet e larta vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe në fushën politike, si dhe ndanë të njëjtin vullnet për dinamizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, veçanërisht në atë ekonomike.
Presidenti hungarez, Ferenc Madl, vlerësoi zhvillimet pozitive të vendit tonë dhe progresin e dukshëm në realizimin e reformave për integrim Euro-Atlantik. Ai shprehu mbështetjen e plote dhe pa rezerva të Hungarisë, përmes përvojës dhe asistencës së saj, në rrugën e integrimit të vendit. Me kete rast, Presidenti hungarez Madl, i përcolli Kryeministrit Nano përshëndetjet e Kryeministrit hungarez, Ferenc Gyurcsany. Ndërsa Kryeministri Nano i shprehu urimet më të mira Presidentit hungarez për anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe BE, duke theksuar se përvoja e saj në këtë drejtim është e vlefshme për Shqipërinë.
Kryeministri Nano dhe Presidenti hungarez Ferenc Madl shprehën gadishmërinë e të dy vendeve për forcimin në vazhdimësi të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe. Ata nënvizuan faktin se tashmë ekzistojne mundësi të mëdha, si në fushën e shkëmbimeve tregtare, ashtu edhe në aspekte të tjera, si në sektorin energjetik, të industrisë, naftës, gazit, në infrastrukturë, bujqësi, etj.
Presidenti hungarez Ferenc Madl vlerësoi se Shqipëria ofron tashme të gjitha mundësitë për investitorët e huaj, duke theksuar se kompanitë hungareze janë të interesuara per te marre pjesë në procesin e privatizimeve në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare.
Në këtë kuadër, të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim se është i nevojshëm institucionalizimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve midis Dhomave të Tregëtisë së të dy vendeve, përmes organizimit të konferencave, panaireve të përbashkëta etj. Në takim u shpreh interesi edhe për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe, si Marreveshja për Bashkepunim Doganor, Marrëveshja e Asistencës Reciproke etj.
Gjithashtu, të dy personalitetet e larta diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit,ku u shpreh domosdoshmëria për nënshkrimin e një Marrëveshjeje bashkëpunimi në këtë fushë.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e arsimit, ku të dy autoritetet vlerësuan të rëndësishme gjetjen e hapësirave për shtimin e numrit të bursave për studentët shqiptarë në Hungari, si dhe arritjen e nënshkrimit të një marrëveshjeje të re në këtë fushë.
Të dy personalitetet u ndalën edhe në mundësitë për lehtësimin e regjimit të vizave për një kategori të caktuar personash të biznesit, arsimit, artit, kultures, shkences dhe lehtësim në përgjithësi të procedurave, në këtë funksion.
Gjithashtu, në këtë takim, Presidenti hungarez vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe konstruktiv që luan Shqipëria në rajon. Nga ana e tij, Kryeministri Nano e informoi atë për qëndrimet dhe kontributin e Shqipërisë në zhvillimet e rajonit, vecanërisht për Kosovën, duke shprehur qendrimin e palëkundur të Qeverisë Shqiptare se e ardhmja e Kosovës është integrimi europian i saj.