E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësi i Kryeministrit Aldrin Dalipi dha sot një konferencë për shtyp ku bëri përpara medias këtë deklaratë. Deklaratë për shtyp Jam përpara jush për

Zëdhënësi i Kryeministrit Aldrin Dalipi dha sot një konferencë për shtyp ku bëri përpara medias këtë deklaratë.

Deklaratë për shtyp

Jam përpara jush për të bërë publike atë çka qeveria ka realizuar gjatë muajit që lamë pas, nëntorit. Pavarësisht debateve politike, rezultatet kanë qenë në përputhje të plote me programin e qeverisë për këtë muaj. Kështu Keshilli i Ministrave ka miratuar rreth 24 Projektligje dhe 50 vendime. Efekti në buxhetin e shtetit për shkak të vendimarrjes për muajin nëntor ka qenë rreth 750 milion lekë të reja që kanë të bëjnë kryesisht me reformën në fushën e pensioneve. Këshilli i Ministrave për pëirudhën janar-nëntor ka miratuar rreth 700 Projektligje, vendime dhe aktenormative.

Ndërkohë që për muajin dhjetor priten të miratohen disa akte ligjore dhe nënligjore të rëndësishme të fusha të veçanta, si energjitikë nëpërmjet projektvendimeve për ndërtimin e TEC në Vlorë dhe miratimin e programit të veprimeve për vitin 2004, përmirësimi i kuadrit ligjor në fushën e prokurimeve publike, sipas standarteve të OBT dhe BE. Gjithashtu pritet të miratohen projektvendime që lidhen me sektorin e shëndëtësisë për shërbimin spitalor dhe projektligji për Shërbimet Sociale.

Një nga projektligjet më të rëndësishme që është diskutuar në mbledhjen e fundit të qeverisë është Miratimi i paketes fiskale 2004:

Paketa fiskale me draftet e akteve ligjore për vitin 2004 në thelb synon:

1)Garantimin e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik;
2) Reduktimin e mëtejshëm te evazionit fiskal dhe fuqizimin e administratave tatimore dhe doganore;
3) Përafrimin e legjislacionit me praktikat më të mira me vendet e rajonit dhe BE;
4) Krijimin e një klime të favorshme për një zhvillim të qëndrueshëm të biznesit vendas dhe të huaj dhe kushte lehtësuese;
5) Implementimin e rekomandimeve të BE-së në funksion të procesit të negocimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe në mënyrë të veçantë të konsolidimit fiskal të taksës së rrugës Durrës-Kukës-Morinë;
6) Zbatimin e angazhimeve nga marrëveshjet me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, OBT-së, FMN-së, BE-së etj;

Disa nga projektaktet më të spikatura janë:

• Është miratuar projektligji "Për miratimin e nivelit të tarifes doganore" .
Në hartimin e këtij projektligji për reduktimin e tarifave doganore janë marrë parasysh propozimet që janë evidentuar nga nevojat e përvitshme dhe prioritetet e zhvillimit dhe të prodhimit vendas në bashkëpunim me grup-bizneset e sektorëve përkatës. Duhet theksuar se këto propozime kanë kaluar për shqyrtim dhe diskutim në grupe teknike si një hallke filtruese për Këshillin Konsultativ të Biznesit. Gjithashtu nisur nga vlerësimi serioz i të gjithë konkluzioneve të negociatave të fundit me BE lindi nevoja e zbatimit të plote të detyrimeve të OBT .

• Eshte miratuar projektligji "Për tatimin mbi vlerën e shtuar" .

Ndryshimet në projektligj janë bërë duke u bazuar në propozimet e biznesit dhe në problemet e evidentuara gjatë administrimit të deritanishëm të këtij ligji, duke mos krijuar detyrime tatimore shtese apo rritje të ngarkesës tatimore për tatimpaguesit por duke synuar shmangien e boshllëqeve apo keqinterpretimeve, reduktimin e evazionit fiskal si dhe përmirësimin e lehtësimin e proçedurave administrative. Disa nga ndryshimet që propozohen në këtë Projektligj konsistojnë në:
1) Disa rregullime në faturat tatimore me qëllim uljen evazionit fiskal si dhe disa shtesa duke synuar mbështetjen për industrinë e përpunimit të qumështit;
2) Unifikimin e afateve dhe rregullave të rimbursimit;
3) Rregullime në lidhje me rishqyrtimin tatimor duke synuar zvogëlimin e abuzivizmit të organeve tatimore.

Buxheti i Shtetit 2004:

Programi Financiar i Shtetit për vitin 2004, shënon një hap të rëndësishëm përpara në drejtim të ruajtjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të arritjeve pozitive të treguesve makroekonomik dhe atyre të buxhetit, të cilat i kemi hasur gjatë vitit 2003.
Projekt buxheti i shtetit për vitit 2004 shënon një ndryshim pozitiv si nga pikëpamja sasiore ashtu edhe nga pikëpamja cilësore.

Për herë të parë në hartimin e buxhetit të gjithë ministritë e linjës kanë synuar të programojnë projekte sektoriale të perzgjedhura mbi bazë kriteresh të cilat tentojnë të masin rezultatin ekonomik e social.

Buxheti i vitit 2004 do të vazhdojë të financojë me prioritet sektorin e shëndetësisë me synim përmirësimin e shërbimit parësor, sektorin e arsimit me synim përmirësimin e mësimdhënies dhe rritjes së nivelit të arsimit. Kujdes do të vazhdohet të tregohet në shërbimet sociale.

Linjat kryesore të Projekt Buxhetit 2004 janë:

• Totali i te ardhurave te buxhetit do te arrije ne afersisht 200 miliarde leke, duke shenuar nje rritje prej 22.2 miliarde leke me shume sesa cpritet ne fund te ketij viti. Ku te ardhurat nga tatimet dhe doganat do te kapin shifren 125.6 miliarde leke ose nje rritje progresive prej 15 miliarde lekesh, ku per here te pare tatimet do te sjellin ne buxhetin e shtetit me shume te ardhura sesa doganat.
• Shpenzimet buxhetore do te rriten me mbi 30 miliarde leke ose me rreth 14.4% kundrejt vitit 2003, nderkohe qe financimi i brendshem i deficitit do te mbahet ne nivel constant me GDP-ne.
• Investimet do te arrijne ne rreth 48 miliarde leke ose nje rritje me 9.4 miliarde leke dhe e thene ndryshe nje rritje me mbi 25%.

• Eshte miratuar projektligji "Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane".
Ky projektligj përcakton rregullat dhe proçedurat administrative për mënyrat e sigurimit, të shpërndarjes, administrimit dhe planifikimit të programeve sociale për strehim, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe per ndihmën e shtetit. Ligji e shtrin veprimtarinë në te gjithë territorin nën juridiksionin e bashkive të Republikës së Shqipërisë.
Ky projektligj realizon de facto deçentralizimin e administrimit dhe menaxhimit të strehimit, reflekton politikat e strehimit ndryshimet ekonomike – sociale të vendit, krijon mundësitë ligjore për hapjen e programeve sociale të strehimit që përputhen me objektivat e qeverisë për zhvillimin social, të mishëruar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim Ekonomik e Social, mbështet politikat e rishpërndarjes së të ardhurave si në aspektin e zhvillimit fizik të rajoneve të ndryshme, ashtu dhe atë ekonomik e social të shoqërisë.
Një element shumë i rëndësihëm i këtij projektligji është edhe dhënia e kompetencave bashkive, si organe të qeverisjes vendore, në menaxhimin e programeve të strehimit konform edhe platformës së decentralizimit.

• U miratua vendimi "Për pilotimin e shpërndarjes së fondeve të ndihmës ekonomike, të kushtëzuar me punë dhe shërbime në komunitet".
Vendimi synon rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit, që destinohen për ndihmën ekonomike, delegimin e tyre për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pakta, me qëllim që ato të mbështeten për të përballuar varfërinë dhe më tej për t'u integruar në shoqëri.

• U miratua projektligji: "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe të projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit të Zhvillimit Shqiptar, si Agjenci e zbatimit të Projektit dhe KfË, për projektin "Fondi i Investimeve Sociale- III" .

Projekti "Fondi i Investimeve Sociale-III" është vazhdim i dy projekteve të mëparëshme të zbatuara nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar dhe ka lidhje me ndërtimin dhe rehabilitimin e projekteve të infrastrukturës së vogël social-ekonomike në Shqipërinë Veriore dhe Verilindore. Qëllimi i projektit është të përmirësojë infrastrukturën sociale për popullsinë dhe të krijojë një punësim të përkohëshëm dhe mundësi kualifikimi për pjesën më të varfër të popullsisë në Zonën eProjektit.
Zona e projektit përfshin 11 bashki dhe konkretisht: Bajram Currin, Bulqizën, Burrelin, Fushë – Arrëzën, Koplik, Krumë, Kukës, Librazhd, Dibër, Pukë dhe Vau i Dejës.
Kostoja totale e parashikuar e projektit është afërsisht 2.75 milion Euro. Shuma e kredisë është 2.3 mln Euro, shuma e Kontributit Financiar është 255 mije Euro. Kontributi financiar i përfituesve do të jetë 10 për qind e fondit të investimeve. Zbatimi i projektit do të kryhet nga Fondi Zhvillimit Shqiptar dhe afati kohor është 24 muaj.

• Jane miratuar tre projektligje që kanë të bëjnë me ratifikimin në Kuvend të disa marrëveshjeve, në kuadër të privatizimit të INSIG sha-së.
Kjo marrëveshje vendos termat mbi të cilat BERZH dhe IFC blejnë 39 përqind të aksioneve ekzistuese të INSIG nga Ministria e Financave.

• Një vendim i rëndësishëm eshte ai: "Për dhënie fondi ndihme disa zonave në veri, për përmirësimin e infrastrukturës"
Këshilli i Ministrave vendosi t'i japë një fond ndihmë prej 26 000 000 (njëzet e gjashtë milionë) lekë disa këshillave të qarqeve, komunave dhe bashkive për përmirësimin e infrastrukturës së dëmtuar nga rreshjet për marrjen e masave mbrojtëse. Fondi perfshin kryesisht qarqet e veriut.

• Këshilli i Ministrave ka miratuar nje vendim të rëndësishëm: "Për komisionimin dhe pagesën për personat me aftësi të kufizuar".
Ky vendim ka për qëllim t'u vijë në ndimë shtresave në nevojë dhe përmbush objektivat e programit të Qeverisë për rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit për ndihmë dhë mbështetje me të ardhura të grupeve nevojë.

• Këshilli i Ministrave ka miratuar zbatimin e fazës së katërt të ngushtimit të diferencave në masën e pensioneve.
• Këshilli i Ministarve vendosi mbrojtjen e shtresave të popullsisë në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
• Keshilli I ministrave ka miratuar vendimin "Për përdorimin e fondeve të ish-Fondacioneve për ndërtimin e apartamenteve për kreditorët që kanë humbur banesat nga rënia e firmave piramidale".
Vendimi synon të krijojë një hapësirë për zgjidhjen e problemit të strehimit të kreditorëve që kanë humbur banesat në këto skema. Fondet e mbetura dhe të pashpërndara të ish-fondaçioneve "Xhaferi" dhe "Populli" kanë një vlerë prej 240 milionë lekësh.
Këto fonde do të përdoren për fillimin e ndërtimit të apartamenteve në Bashkinë e Tiranës dhe të Vlorës, të cilat përfaqësojnë rreth 70% të familjarëve të pastrehë që humbën banesat nga rënia e skemave piramidale.
Gjithashtu ka filluar ndërtimi i 100 apartamenteve të tjera banimi në sipërfaqen e truallit Laprakë, Tiranë, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti.
Në këtë mënyrë, Qeveria Shqiptare e angazhuar plotësisht për zgjidhjen e këtij problemi, po studion mundësi dhe hapësira të tjera që do të mund t'i japin një zgjidhje të shpejtë dhe të dobishme problemit në favor të kreditorëve.

Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe një numër marrëveshjesh të rëndësishme si:

"Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për njohjen e ndërsjellë të dokumentave të arsimit dhe të gradave shkencore". Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të shërbejë për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja ndërqeveritare përcakton proçedurat për njohjen reciproke të dokumentave dhe gradave shkencore që lëshohen nga institucionet arsimore dhe organet kompetente të të dy vendeve.
"Për miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimeve të Marrëveshjes së Kredisë së zhvillimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e rimëkëmbjes së industrisë private".
Marrëveshja e Kredisë së Zhvillimit midis Shqipërisë dhe IDA-s mbulon Projektin e Rimëkëmbjes së Industrisë Private, i cili ka nisur të zbatohet që në vitin 1998. Objektivi i këtij projekti është nxitja dhe rigjallërimi i sektorit privat prodhues të ekonomisë shqiptare. Ky objektiv është zbatuar nga Agjencia Shqiptare e Garancive me anë të garancive që ajo ka lëshuar për kompani prodhuese që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.

"Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për transportin ajror" me anë të se ciles krijohen kushte për zhvillimin e transportit ajror të pasagjerëve dhe të mallrave midis dy vendeve, rritjen e numrit të fluturimeve për dhe nga Shqipëria dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj pasagjerëve.

"Për miratimin, në parim, të marrëveshjes plotësuese, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të "Marrëveshjes, Ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut Verior dhe Shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, për statusin e Forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë".

"Për miratimin në parim të Protokollit të bisedimeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, financiar dhe teknik".
Ne baze te kesaj marreveshjeve Qeveria gjermane i premton t'i akordojë qeverisë shqiptare një shumë prej 16 milionë Euro nga të cilat 12 milionë euro kredi, 1 milion euro ndihmë financiare në kuadër të bashkëpunimit financiar si dhe 3 milionë euro grant në kuadër të bashkëpunimit teknik.
Kjo do te perqendrohet kryesisht ne zhvillimin e infrastruktures si kanalizime, energjitike, mbeshtetje rajonale ekonomike, ne bujqesi etj.
"Për miratimin e Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për bashkëpunimin dhe asistencën e ndërsjelltë në çështjen e doganave" sipas se ciles parashikohet bashkëpunimin në shkëmbim informacioni, shkëmbimin e eksperiencës ndërmjet personelit doganor të të dy vendeve, investigimin e përbashkët në rast të shkeljeve të verifikuara, ose të dyshuara, shkëmbimin e praktikave, teknologjive dhe teknikave më të sukseshme në luftën kundër shkeljeve doganore.

"Për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe të mjekësisë".
Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin në fushat e shëndetit publik, promovimit të mbrojtjes së shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve, organizimit të shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor, kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet institucioneve dhe organizatave në vendet përkatëse.

• Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë".
Ky projektligj përbën një nga masat legjislative më të rëndësishme që po ndërmerren në kuadër të vazhdimësisë dhe intensifikimit të reformave në fushën e drejtësisë në përgjithësi dhe atë të luftës kundër krimit të organizuar në veçanti.
Ky projektligj bën pjesë në masat që po ndërmerren në kuadër të angazhimeve të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit dhe terrorizmit duke ofruar mbështetjen ligjore të posaçme për krijimin e strukturave të specializuara të drejtësisë, profesionale dhe të pajisuara me mjete teknike, ligjore dhe proceduriale përkatëse. Një element i rëndësishëm, ndërmjet mjeteve ligjore dhe proceduriale të hetimit dhe gjykimit të veprave të rënda penale, është sigurimi i deklarimeve dhe dëshmive kyçe në procesin penal, të cilat në një shkallë të rëndësishme nuk është e mundur të sigurohet për shkak të kërcënimit apo të mungesës së garancive që mund dhe duhet të ofrojë shteti për paprekshmërinë e individëve dhe ushtrimin e të drejtave të tyre nga keqbërësit.

• U miratua vendimi "Për financimin dhe kryerjen e studimit për vlerësimin e pasojave të ndikimit mjedisor, problemeve hidrodinamike dhe rehabilitimin e gjendjes në shtretërit e lumenjve".
Ky studim vjen si rezultat I shtimit te volumit të ndërtimeve ka sjellë si pasojë shfrytëzimin pa kriter të zhavoreve në shtretërit e lumenjve. Dhënia e lejeve pa ndonjë kriter apo studim paraprak shkencor dhe shfrytëzimi jashtë përmasave të lejuara në leje, kanë shtuar dukshëm erozionin, janë rrezikuar rrugët dhe veprat e artit në afërsi të lumenjve, si dhe është rritur rreziku i përmbytjeve për shkak të ndryshimit të drejtimit të lëvizjes së rrymës së ujit.

• Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin: "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për kinematografinë".
Nisur nga përpjekjet për një përmirësim në vazhdim të legjislacionit për kinematografinë Këshilli i Ministrave bën disa shtesa dhe ndryshime qe synojnë përmirësimin, përshtatjen dhe përsosjen e veprimtarisë të Qendrës Kombëtare Kinematografike me ndyshimet sociale dhe ekonomike që kanë ndodhur që nga viti 1996 e deri sot.
Ndryshimet dhe shtesat synojnë gjithashtu përpjekjet për evidentimin e vlerave më të mira kulturore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›