E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministrit Fatos Nano i kanë mbërritur sot mesazhe urimi nga homologë të tij të vendeve të ndryshme, me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Kështu, Kryeministri Nano ka marrë m

Kryeministrit Fatos Nano i kanë mbërritur sot mesazhe urimi nga homologë të tij të vendeve të ndryshme, me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë.

Kështu, Kryeministri Nano ka marrë mesazhe urimi nga Kryeministri i Turqisë Erdogan, nga Kryeministri i Polonisë Miller, Kryeministri i Greqisë Simitis, Kryeministri i Republikës sëÇekisë, Kryeministri i Rumanisë, Kryeministri i Bullgarisë, Kryeministri i Egjiptit, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, nga autoritetet më të larta të Maqedonisë, etj.

Në këto mesazhe, personalitetet e larta shprehin urimet më të mira dhe më të sinqerta me rastin e Festës Kombëtare, si dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis vendeve të tyre dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, në këto mesazhe shprehen urimet dhe mbështetja për një integrim sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›