E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri shqiptar zoti Fatos Nano është njohur sot përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi me një deklaratë të zotit Kostas Karamanlis Kryetar i Partisë Demokracia e re

Kryeministri shqiptar zoti Fatos Nano është njohur sot përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi me një deklaratë të zotit Kostas Karamanlis Kryetar i Partisë Demokracia e re në Greqi, mbajtur në mbledhjen e KPD-së së kësaj partie, në të cilën thuhet:

"Shprehim kënaqësinë tonë se gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në Shqipëri përfundimisht mbizotëroi legjitimiteti dhe logjika dhe u izoluan praktikat antidemokratike dhe provokuese.

Me këtë rast citoj qëndrimin tonë konstant se mbështesim orientimin europian të vendeve të Europës Juglindore, natyrisht duke respektuar dhe duke plotësuar kushtet dhe parimet mbi të cilat bazohet struktura europiane dhe institucionet e saj përkatëse".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›