E Diel, 1 Nëntor 2026

- Zëdhënësi i Kryeministrit në konferencë për shtyp- Në përfundim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kryeministri Fatos Nano ka informuar anëtaret e kabinetit për diskutimet politike

- Zëdhënësi i Kryeministrit në konferencë për shtyp-

Në përfundim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kryeministri Fatos Nano ka informuar anëtaret e kabinetit për diskutimet politike të Kryesisë së Partisë Socialiste pra të përpjekjeve për të normalizuar gjendjen e krijuar si pasojë e mbetjes së vendeve vakante në kabinetin qeveritar.

Kryeministri u shpreh se ka diskutuar dhe do të vazhdojë të diskutojë në përputhje me rrethanat dhe propabilitetet e një përmirësimi në qeveri, më të gjërë se dy vakancat, me përfaqësues të ekzekutivit duke argumentuar, korrektuar dhe vlerësuar kontributet e deri sotme të cilat janë brenda maxhorancës, brenda Partisë Socialiste dhe brenda ekipit ekzekutiv.

Kryeministri theksoi se çdo hap do të bëhet në mënyrë transparente dhe duke respektuar të gjithë traditën dhe përvojën e komunikimit korrekt që edhe në raste zhvendosjesh sjell të njëjtin respekt për të gjithë përfaqësuesit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›