E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano bëri sot në mesditë një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastim e festës së Bajramit të Madh. Zoti Nano i uroi festën Kryetarin e Komunitetit

Kryeministri Fatos Nano bëri sot në mesditë një vizitë në selinë e
Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastim e festës së Bajramit të Madh.

Zoti Nano i uroi festën Kryetarin e Komunitetit Mysliman zotit Hafiz Sabri
Koçi dhe të gjithë besimatarëve myslimanë. Duke folur për vlerën e besimit
dhe mesazhin që kjo festë përcjell Kryeministri Nano u shpreh:

"Kam kënaqësinë t'ju uroj të gjithëve gëzuar Bajramin që mbyll muajin e
Ramazanit dhe u jep të gjithëve mesazhin e tolerancës, bashkëjetesës dhe
solidaritetit të shpirtrave për të përmirësuar gjendjen e tyre dhe të
ardhmen e përbashkët të një vendi që po modernizohet. Festa e Bajramit dhe
takimi me këtë rast me drejtuesit e nderuar të Komunitetit Mysliman na jep
mundësinë të kuptojmë të gjithë sesa të ndryshme janë feja nga
fondamentalizmi, sa e shquar është Shqipëria në bashkëjetesën midis
komuniteteve fetare dhe sa i rëndësishëm dhe i fortë është ky mesazh për
klasën politike shqiptare që duhet të ruajë institucionet e shpirtit
shqiptar duke ndërtuar frymën e integrimit e jo të përçarjes".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›