E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohen 100 kv ushqime, nuk plotësonin standardet

Kontrollet u zhvilluan nga Inspektorati i Sigurisë Ushqimore dhe Autoriteti Kombëtar
Inspektorati i Sigurisë Ushqimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë asgjësuar rreth 50 kv vaj të falsifikuar me ambalazh plastik dhe 50 kv produkte të tjera ushqimore, të cilat tregtoheshin të skaduara jashtë afatit të përdorimit.

Inspektorët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në tregun industrial, në ish-Qytetin Nxënësi, ku kanë konstatuar produkte ushqimore që tregtoheshin pa u shoqëruar me certifikatën e sigurisë dhe cilësisë. Në këtë treg, ku furnizohen tregtarët e rretheve apo të zonave periferike, abuzohet duke shitur me çmim më të ulët produkte që nuk garantojnë cilësi dhe siguri për konsumatorin. Ky treg konsiderohet nën parametrat e standardit për tregtimin e produkteve ushqimore në tërësi, por dhe atyre me origjinë shtazore, pasi ato tregtohen në diell dhe në ambiente të hapura. “Kontrolli i produkteve ushqimore bëhet për të parë përdorimin, cilësinë dhe sigurinë. Nëse do konstatojmë shkelje, do marrim masa në përputhje me ligjin, deri në bllokim dhe asgjësim”, ka deklaruar Cen Myftari, zyrtar i Inspektoratit të Sigurisë së Ushqimit. Inspektorët theksojnë mungesën e ujit dhe kushtet e papërshtatshme higjieno-sanitare.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›