E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re, ndalesa e rradhës së Hillary Clinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u takua të enjten me homologun e saj, ministrin i jashtëm të Zelandës së Re, Murray McCully.
Ministri McCulley u shpreh pas takimit se me Clinton ai kishte folur për çështjet e trupave në Afganistan, për cunamet në ishujt e Paqësorit, për ekonominë globale si edhe për një varg problematikash të tjera.
"Ne mbështesim hapat që ka ndërmarrë SHBA për të luftuar terrorizmin, si edhe angazhimin e qeverisë Obama për të luftuar krizën globale si edhe papunësinë në Amerikë."- pohoi McCully.
Ndërsa zonja Clinton pas takimit pohoi se me datë 13 tetor do të takonte ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, si edhe kryeministrin Medvedev. Klinton pohoi se me dy politikanët rusë ajo do të diskutonte për çështjen e Iranit si edhe për proçesin e negociatave me këtë vend i cili përmban energji bërthamore.
"Së bashku me Lavrov si edhe Medvedev do të diskutojmë për hapat që do të ndërmirren ndaj Iranit, nëse ky vend do të zgjedhë rrugën e dialogut apo atë të sanksioneve."- pohoi Clinton pas takimi me homologun nga Zelanda e Re.
Javën e kaluar Irani ra parimisht me negociatorët e 6 vendeve se do të lejonte inspektorë bërthamorë të cilët do të mund të vëzhgonin zonat e dyshuara se mbahet energji nukleare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›