E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re, skuadra e vetme pa humbje

Rekordi

Ishte dikur Zelanda e Re që njihte vetëm regbinë dhe çmendej pas “All Whites”. Tani ky komb ka bërë një hap përpara. Në Zelandën e Re ka edhe nga ata që luajnë futboll dhe arrijnë të mbyllin një kampionat botëror pa humbur as edhe një ndeshje. Madje më mirë se sa vetëm kampionia e re e botës, Spanja, sigurisht më mirë se sa Brazili e Argjentina, apo Holanda e Portugalia. Për të mos folur për Francën e Italinë. Të 31 skuadrat e tjera të botërorit e kishin të paktën një humbje, ndërsa Zelanda ka vetëm tri barazime në grupin me Italinë e Lipit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›